Connect with us

Ferizaj

Objekti i përuruar 2 vite më parë në gjendje të rëndë

Published

on

Objekti me një kosto mbi 2 milionë euro, i përuruar hiç më larg se dy vite më parë, po paraqet shqetësim për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës ekonomike ”Faik Konica” në Ferizaj. Në këtë objekt, që u pat thënë se është ndërtuar sipas standardeve evropiane, reshjet e shiut janë shndërruar në trishtim për këtë shkollë, për shkak se i gjithë uji depërton brenda. Drejtori i kësaj shkolle Idriz Ademi, ankohet se problemet me objektin po ndikojnë në procesin mësimor.

 “Edhe sot e kësaj dite ato probleme janë evidente, siç është pikja e kulmit, dyshemeja është e dëmtuar, nxemja ende nuk është ashtu siç duhet, dritaret nuk janë të mbyllura mirë, depërton i ftohti dhe të gjitha këto po ndikojnë edhe në procesin mësimor”, tha Idriz Ademi, drejtor i shkollës ekonomike “Faik Konica”.

Drejtori Ademi, tha se kërkesat drejtuar institucioneve kompetenete për këto probleme, janë të shumta.

“Kemi bërë kërkesa edhe njoftime në Drejtorinë e Arsimit dhe në Minsitrinë e Arsimit, por vetëm për nxemje kanë zgjuar interesim dhe kanë angazhuar një ekspert të nxemjes të cilët kanë bërë një raport, ndërsa për sanimet e tjera ende jo”, tha Idrizi.

Në Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj, thonë se mosintervenimi në këtë shkollë po ndodhë për shkak të mospranimit teknik të objektit.

Ne e kemi njoftuar Ministrinë e Arsimit, kemi bërë edhe shkresë, por ata në vazhdimësi janë arsyetuar me atë se nuk është bërë pranimi teknik dhe derisa të evitohen ato defekte që janë paraqitur në shkollë nuk do të bëhet kjo. Së fundmi që kemi pasur takimin e fundit, unë kam kërkuar që së paku nxemja të na rregullohet, ata kanë kërkuar nga ne që ne të gjejmë një ekspert të termos dhe ta konstatojmë gjendjen se si është, ne e kemi bërë një gjë të tillë, e kemi dërguar një ekspert në shkollën ekonomike dhe tashmë është bërë një raport dhe e ka drejtori i shkollës dhe atë raport do ta dërgojmë në ministri në mënyrë që ata të na lejojnë që së paku të intervenojmë në nxemje, edhe pse në fakt neve nuk na takon, por ata na kanë sugjeruar që ne ta bëjmë një raport të tillë dhe ata me na leju neve që së paku me intervenu te nxemja, ndërsa për intervenime të tjera kemi mbetur në proces”, tha Afrim Llabjani.

Probleme me depërtimin e shiut brenda shkollës po paraqiten edhe në shkollën fillore “Vezir Jashari”, e cila gjendet jo shumë larg asaj ekonomike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending