Connect with us

Ferizaj

Ferizaj organizon aktivitete në shënim të 50 vjetorit të demonstratave të vitit 1968

Published

on

Për të shënuar dhe përkujtuar të gjithë kontributdhënësit e demonstratave të vitit 1968, komuna e Ferizajt po organizon një aktivitet në kuadër të 50 vjetorit të kësaj ngjarje të rëndësishme me peshë historike. Njëri nga anëtarët e këshillit organizativ të këtij aktiviteti Nebih Jashari, tha se demonstratat e vitit 1968 kanë mbetur në memorien kolektive, si një ndër kthesat më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës, duke shtuar se që nga ajo kohë, shumë gjenerata kanë bartur mbi supe idealin e këtyre demonstratave deri në lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Këshilli qendror organizativ ka organizuar disa manifestime në Prishtinë, kurse sipas mundësive edhe tek komunat ku janë zhvilluar atëherë këto demonstrata më 27 nëntor të vitit 1968, kemi paraparë të organizojmë tubime, manifestime të ndryshme, shpërndarje të mirënjohjeve. Kështu shënimi i 50 vjetorit të kësaj ngjarje në Ferizaj do të bëhet nën patronatin e kryetarit të komunës, po ashtu kemi përkrahje edhe nga niveli qendror pasi që do të bëhet edhe promovimi i një libri për demonstratat e 68-tës për tërë Kosovën dhe në trojet e tjera shqiptare, se përpos Ferizajt, Pejës, Podujevës, dhe Prishtinës ato janë organizuar në Tetovë, Ulqin e Preshevë“, tha Jashari.

Në demonstratat e vjeshtës së vitit 1968, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët hodhën kërkesat për flamurin e lirë kombëtar, Kosovën Republikë, për Kushtetutë dhe vetëvendosje në viset shqiptare nën pushtimin jugosllav, duke u përballur me regjimin e rreptë policor në trojet e tyre në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Prandaj, për pjesëmarrësin e këtyre demonstratave Nebih Jashari, ato protesta shënuan një ngjarje të rëndësishme historike të përpjekjes së rinisë dhe të tërë popullit shqiptar për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.

“Po deri në vitin 1968 shqiptarët janë frikësuar nga pushteti dhe me kundërshtu pushtetin ka qenë absurde për atë kohë, prandaj atëherë ishte hera e parë kur të rinjtë dolën në këto demonstrata dhe kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme dhe rinisë studentore ku ata me këmbëngulje vendosën që të organizojnë këto demonstrata për t’i treguar botës që nuk janë duke jetuar në ato iluzione që mendonin në botë, që shqiptarët në Jugosllavi dhe të tjerët jetonin në mënyrë të barabartë, prandaj me këto demonstrata u bë një kthesë e madhe ku vazhdoi më pas deri tek kryengritja e armatosur e UÇK-së“, tha Jashari.

Sipas shkrimeve të publikuara për demonstratat e vitit 1968, kërkesat dhe parullat kryesore të demonstruesve ishin “Duam Republikë”, “Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, “Duam Kushtetutë”, “Duam Universitet”, “Poshtë politika kolonialiste ndaj Kosovës”, “Për të drejtat tona edhe gjak do të derdhim”, etj. Pas këtyre demonstratave pati zhvillime të rëndësishme si: u shpejtua themelimi i Universitetit të Kosovës në Prishtinë, u hapën Institutet Shkencore, u hap Akademia, u krijua një hapësirë më e gjerë politike dhe një mundësi institucionale për veprim, si dhe  u rrit veprimtaria botuese, kulturore, arsimore, shkencore etj.

Per ta kujtuar këtë ngjarje historike, komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Shoqatën e të Burgosurve Politik të Kosovës, fton të gjithë qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen më datën 26 nëntor .

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending