Connect with us

Ferizaj

”Teshavesha” dyqani bamirës që ndihmon nëna dhe fëmijë

Published

on

“Teshavesha”, është dyqani bamirës i cili u mundëson qytetarëve që rrobat e përdorura të mos i hedhin në mbeturina apo t’i djegin, por t’i dërgojnë në këtë dyqan, i cili paratë që i grumbullon nga shitja e veshmbathjeve i dhuron për të ndihmuar  programet e Fondacionit  ”Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

Janina Mehmeti, koordinatore për ngritje të fondeve në Fondacionin ”Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, tha se në këtë dyqan qytetarët mund të dhurojnë dhe blejnë rroba për  të dyja gjinitë, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e gjëra të tjera me çmime shumë të lira. Ajo tha se përveç ndihmës, kjo i kontribuon edhe ruajtjes së ambientit.

 “Fondacionin ”Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ka për qëllim uljen e shkallës së vdekshmërisë së foshnjave në Republikën e Kosovës, si i tillë ne kemi shumë programe shëndetësore të cilat kanë nevojë për  finacim dhe si inciativë për me i financu programet tona shëndetësore që me ndihmu sa më shumë nëna dhe fëmijë në Kosovë ne e kemi hapur dyqanin e bamirësisë “Teshavesha”.  Ky dyqan fton qytetarët që të dhurojnë rroba të cilat i kanë në dollape dhe nuk kanë nevojë për to, ose nuk janë më në përmasa të tyre, nuk iu pëlqejnë apo kanë dalë jashtë modës, apo për arsye të ndryshme dhe nuk kanë ku me i dërgu, ne i pranojmë ato në formë donacioni, mandej ne ato rroba i riciklojmë dhe i shesim me çmime të volitshme, çmimet fillojnë një pjesë e madhe e tyre është 10 cent dhe më së shumti deri 3-4 euro. Rrobat që i sjellin ne i vendosim në dyqan, i ekspozojmë derisa të shiten, prandaj me dhurimin e rrobave ndihmohet një foshnje, një nënë, po ashtu ndihmon edhe në përmirësimin e ambientit pasi djegia e tyre është ndotje e ambientit, po ashtu hedhja e tyre në mbeturina është ndotje, por ndihmon që edhe familjet në nevojë mund të furnizohen me çmime ku me 1 euro mund të blej dhjetë rroba në këtë dyqan”, tha Mehmeti.

Mehmeti tregoi se për çka konkretisht i dedikojnë paratë e mbledhura nga shitja në dyqanin ”Teshavesha”.

“Me fondet që ngriten nga shitja e rrobave ne financojmë programe  shëndetësore përkatësisht blerjen dhe furnizmin e medikamenteve surfaktan, ky është medikament i cili ndihmon foshnjet që lindin para kohe që t’iu zhvillohen mushkritë dhe t’iu shpëtoj jetën, rreth 200-300 foshnje në vit marrin këtë medikament, po ashtu financojmë edhe blerjen e pajisjeve mjekësore siç janë inkubatorët,  fotollampet në Klinkën e Neonatalogjisë, po ashtu bëjmë furnizim të pajisjeve mjekësore në Klinikën e Gjinkekologjisë për nënat shtatzëna, po ashtu edhe në Pediatri. Po ashtu, me shitjen e këtyre rrobave financojmë edhe qendrën  e informimit të shëndetit të gruas, program tjetër që financojmë është edhe transporti neonatal, i cili është i dedikuar për transportimin e fëmijëve nga spitalet rajonale në atë kryesore, prandaj sa më shumë rroba të sillen ne do të jemi në gjendje të punojmë më mirë dhe t’i financojmë sa më shumë për këto programe”, tha Mehmeti.

Dyqani bamirës “Teshavesha”, i cili është hapur që dy muaj në Ferizaj, ndodhet afër rrethrrotullimit në rrugën ”Rexhep Bislimi”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending