Connect with us

Ferizaj

Hapet pika përpunuese e pemëve dhe perimeve në Pleshinë

Published

on

Pas një trajnimi që kishte kryer për përpunimin e pemëve dhe perimeve, Lumturije Maloku  nga Pleshina e Ferizajt, pati guxim dhe vullnet të konkurroj në projekte të  donatorëve për të hapur një mini-fabrikë. Një ëndërr e kahmotshme asaj iu realizua sot. Në shtëpinë e saj ajo përuroi pikën grumbulluese të pemëve dhe perimeve, ku u bë edhe promovimi i këtij biznesi familjar. Ky donacion i cili financohet nga organizata “Brot” e Gjermanisë, po realizohet në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në vise rurale të Kosovës” dhe zbatohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës. Lumturija, duke u shprehur e lumtur që ka arritur të siguroj fonde për këtë projekt, tregon mënyrën se si do të punoj.

“Tash kemi me punu çdo ditë, do të bëjmë ajvar, speca turshi, reçel të kumbullave dhe lloje të tjera. Ne këtu i presim fermerët që t’i sjellin produktet, pastaj i përpunojmë me mjetet që kemi përfituar si donacion, e të cilat janë shumë të avancuara. Ne tash për tash punojmë si familje, por unë në vitin tjetër synoj ta zgjeroj këtë biznes dhe do të angazhoj edhe më shumë punëtorë”, tha Maloku.

Drejtues të organizatës IADK, treguan se gjatë trajnimit që kanë pasur paraprakisht, fitueset e këtyre projekteve kanë mësuar 5 receta të ndryshme të përpunimit dhe konservimit të perimeve si gjithë procesin e përpunimit, duke filluar nga planifikimi, higjiena, standardizimi, ruajtja e deri tek shitja e perimeve.

“Prandaj këtë vendim që e ka marrë Lumturija është mëse i qëlluar, sepse përveç familjes, hajrin do t’ia shohin rrethi këtu, partnerët, por edhe konsumatorët, pasi që nga prodhimet që do të përpunohen këtu besoj që edhe konsumatorët do të kenë prodhime të shëndosha, me më pak pesticide, më pak plehëra, më të shijshme dhe me aromë më të këndshme. Këto produkte të cilat do t’i prodhoj Lumturija janë të licensuara nga IADK dhe e kanë barkodin, logon e vet dhe shumë lehtë gjenden në treg”, tha Zenel Bunjaku.

Mbështetje për këtë projekt u tha se e ka dhënë edhe komuna e Ferizajt. Nënkryetari Naim Ferati, tha se qeverisja aktuale prioritet e ka fushën  e bujqësisë.

“Një vend i cili e ka bujqësinë e pazhvilluar besoj që është një vend i varfër, gjithkund në botë edhe tek ne duhet të jetë parimi i subvencionimit të bujqësisë, sepse ky sektor duhet të subvencionohet për t’u avancuar dhe për t’u mbajtur. Ne jemi të gatshëm që  të bashkëpunojmë me çdo organizatë që ka për qëllim subvencionimin e njerëzve që merren me këtë fushë”, tha Ferati.

U bë e ditur se hapja e kësaj pike grumbulluese të pemëve dhe perimeve, është financuar me rreth 15 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending