Connect with us

Ferizaj

Nis ndërtimi i nënkalimit në Varosh

Published

on

Në fshatin Varosh të Ferizajt nisën punimet për ndërtimin e nënkalimit. Ky projekt që pritet të përfundoj brenda dy viteve me një kosto prej 750 mijë eurosh, u vlerësua si shumë i rëndësishëm për banorët e asaj ane.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, tha se ky lokacion ka qenë pikë e zezë në të cilën kanë humbur jetën shumë qytetarë, andaj me ndërtimin e këtij nënkalimi do të sigurohet lëvizja e lirë e shoferëve dhe këmbësorëve.

“Në këtë lokacion ku gjendemi, në fakt më shumë sesa rëndësia e projektit në kuptimin urban është një projekt i një rëndësie etike, është një projekt që ka të bëj me jetën dhe është një projekt që ka rëndësinë për shkakun se është projekt që siguron kalimin e sigurt të automjeteve dhe të qytetarëve në pjesën tjetër të hekurudhës, prandaj është edhe më i madh falënderimi për qeverinë dhe ministrin Pal Lekaj se me përmushjen e këtij zotimi dhe këtij projekti ne do të kemi kalim të sigurt dhe shpëtim të jetës”, tha Aliu.

I pranishëm në nisje të këtyre punimeve ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili premtoi mbështetje për projektet infrastrukturore në Ferizaj.

‘’Siç po shihet është edhe një projekt i rëndësishëm për qytetarët e Ferizajt, një projekt që ka ndikim pozitiv edhe në modernizimin e hekurudhave, është një paralajmërim që ne jemi të përkushtuar që të zhvillojmë edhe hekurudhat në Kosovë e sidomos këtë trase që shumë qytetarë kanë pësuar për mos intervenim, pra ky projekt është shumëdimensional që ndikon në sigurinë e qytetarëve, në zhvillimin e infrastrukturës  hekurudhore dhe rrugore dhe mbi të gjitha mbron jetën e qytetarit. Ne jemi të përkushtuar që të jemi mbështetës të fuqishëm të komunave e në këtë rast të kryetarit që ka trguar një lidership komunal që i mbron interesat e qytetarëve dhe që është i përkushtuar për sigurinë e tyre dhe për zhvillimin në përgjithësi të Ferizajt”, tha Lekaj.

Gjatë vizitës në Ferizaj, ministri Lekaj u pyet nga gazetarët për asfaltimin e rrugës Babush-Tërn-Luboc-Koshare e Slivovë.

”Sa i përket zotimit tonë ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona, procedurat janë në Zyrën e Prokurimit prandaj si ministër nuk mund të përzihem në procedurat ligjore të prokurimit publik dhe mendoj që shumë shpejt do të përfundojnë procedurat, ka pasur ankesa të vazhdueshme që e kanë stërgjatur këtë projekt, por pa fajin tonë, por ne jemi të përkushtuar që të ndodhë ai projekt dhe shpresoj se ditët në vijim do të firmoset kontrata”, tha Lekaj.

“Nuk e përmendi ministri, por dua të dëshmoj se kjo qeveri ka krijuar seriozitet edhe për vet faktin se ka vë mjete në dispozicion të cilat janë të mundshme për t’u realizuar projekti, ndërsa ato që kanë qenë nga qeveria  e dikurshme kanë qenë minimaliste, kanë qenë 50 mijë euro, ndërsa tani është shumë më e madhe dhe shumë e sigurt për të filluar projektin e Tërrnit”, tha Agim Aliu.

Nënkalimi në fshatin Varosh është pjesë e projektit për rikonstruimin e rrugës Varosh-Gërlicë, i cili është paraparë të kushtoj mbi 2 milionë euro me një kohëzgjatje prej 36 muajve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending