Connect with us

Ferizaj

Nisin debatet publike për hartimin e Hartës Zonale

Published

on

Në Ferizaj është mbajtur debat publik lidhur me hartimin e Hartës Zonale të komunës së Ferizajt. Drejtori i Urbanizmit Lulzim Aliu, tha se kjo hartë bazohet në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës. Aliu tha se Harta Zonale është dokumenti më i rëndësishëm i komunës, përmes së cilit parashihet zhvillimi i qytetit, planifikimi urban, ndërtimet, e shumë të tjera.

 “Jam shumë i vetëdijshëm se gabimet kanë me na ndodhë sepse është shumë e zorshme me i kënaq interesat e të gjitha grupeve, sepse është shumë e zorshme me planifiku secilën hapësirë e secilin centimetër që ne jetojmë, por megjithatë ne duhet me u mundu që me i gërshetu interesat tona të përbashkëta të qytetarëve dhe komunës. Dokumentet që tash kanë me u bë, hartat zonale, janë të bazuara në normat teknike, pra baza kryesore janë normat teknike dhe baza tjetër është PZHK-ja e cila  është miratuar përkundër asaj që ka pasur vërejtje dhe ka pasur gabime telashe, por kemi me pa që nëse është e mundur me ligj e rregullume ne do të tentojmë t’i përmirësojmë”, tha Aliu.

Ndërsa, të pranishmit paraqitën vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre përkitazi me këtë dokument.

‘’Në çfarë baze na ka ardhë ky draft sot këtu, kur e dimë që në diskutimet publike që janë bërë deri më tani nuk ka pasur propozime nga ana e qytetarëve. Ndërsa për PZHK-në ju thatë se ka pasur të meta të mëdha, por kohë pas kohe po thirreni në PZHK, ndërsa kohë pas kohe nuk po e përfillni siç kemi rastin me varrezat dhe spitalin ju nuk e keni përfillur PZHK-në dhe i keni arritë qëllimit e juaja apo premtimet elektorale, pse pra nuk po veproni me i përmirësu këto anomali të PZHK-së siç keni vepru me spitalin dhe varrezat e qytetit”, tha Enver Haliti.

“Nuk është keq as nuk është marre apo shkelje e ligjit me i mbajt premtimet që i kemi dhënë dhe falë Zotit kanë qenë premtime të mira. Sa i përket hartave kanë me u bazu në Planin Zhvillimor Komunal, planet rregullative janë krejt të inkorporuara në PZHK”, tha Aliu.

 “Unë kam lindur në rrugën “Emin Duraku”, aty është dhënë leje me u ngritë ndërtesa 12 katëshe pa qenë fare infrastruktura nëntokësore aty, kush ka dhënë asi leje, më intereson gjithë këto objekte që janë ngritur në Ferizaj a janë bërë pranimet teknike të atyre ndërtimeve”, tha Ismet Idrizi.

“Nuk janë bërë mjaftueshëm pranime teknike, 97% nuk janë bërë”, u përgjigj drejtori Aliu.

 “Nuk kam parë model të zgjerimit të ndërtimit të lartë në formën e kancerit të merimangës në vende tjera sikurse që e ka zbulu Ferizaj, nuk ka askund këso forme, këto vizatime që janë bërë janë diktu nga industria, por nuk është balancimi me interesat e qytetarëve, çka do të thonë qytetarët të cilët  e kanë shtëpinë prapa një ndërtese të lartë përgjatë rrugës “Rexhep Bislimi”, apo rrugës “Vëllezërit Gërvalla”,  atyre shtëpive prapa a po u bëhet cenim i të drejtës pronësore me ndërtesat 10 katëshe që i kanë përpara, prandaj unë kam shumë vërejtje në PZHK-në, pasi Hartat Zonale janë me i ndërtu muret e shtëpisë, por themeli është keq, shtëpia e mirë nuk ndërtohet në një themel të qarë siç është PZHK-ja, prandaj insistoj që të rishqyrtohet PZHK-ja”, tha Visar Hoti.

Harta Zonale e Komunës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikoneve, fotografive, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e komunës për një periudhe katër vjeçare.

Debati publik i filluar sot do të vazhdoj përgjatë një muaji, në pjesë të ndryshme të qytetit dhe në fshatra. Përveç kësaj, u tha se nga ora 2 deri në orën 3, qytetarët do të kenë mundësi që në zyrat e Drejtorisë së Urbanizmit të njoftohen për këtë proces.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending