Connect with us

Ferizaj

”Kosovarja Këndon” edhe sivjet pa ndonjë risi

Published

on

Si vjet e parvjet, edhe sivjet festivali më i vjetër në Ferizaj “Kosovarja Këndon” po organizohet pa ndonjë ndryshim, e pa ndonjë risi. Për këtë festival që po organizohet për të 46-tin vit me radhë, tashmë  është shpallur konkursi ku këngëtaret nga të gjitha trevat shqiptare e kanë të drejtën e konkurrimit deri më 17 nëntor, kur edhe do të mbahet audicioni përzgjedhës. Udhëheqësi artistik i festivalit të sivjetmë Astrit Mustafa, e pranon se me pak buxhet dhe pak kuadër profesional nuk mund të pritet ndonjë avancim i organizimit të këtij festivali, por sipas tij, është fat i mirë që ai së paku po mbijeton.

“Është kërkuar gjithmonë ndryshimi, para disa vitesh patën filluar të bëhen por si duket nuk u përballuan, jo në aspektin profesional, por ndoshta në aspekt të logjistikës, mbështetjes, sepse kur fillon me bë një ndryshim sigurisht që dëshiron një impenjim më të madh, besa edhe buxhet më të madh që ky festival nuk e ka. Buxheti është i vogël i siguruar nga Drejtoria e Kulturës e që nuk i përmbush nevojat e mjaftueshme për një organizim ideal. Kujtoj se tradita e  këtij festivali duhet të vazhdoj gjithsesi, ky festival tashmë po shkon në gjysmë shekulli traditë, por unë mendoj se ai duhet të jetë në një format më atraktiv, ku tërheq më shumë shikues, profesionistë, thjesht më shumë njerëz afër vetës”, tha Mustafa.

Për t’i dhënë një imazh më ndryshe festivalit “Kosovarja Këndon”, profesori universitar Astrit Mustafa ka në mendje disa opsione, por të cilat thotë se i vetëm nuk mund t’i realizoj.

Caktimi i një ekipi të rregullt të cilët marrin përgjegjësi dhe bëjnë një strategji më afatgjate, mendoj se festivali kishte me u zhvillu ndryshe për shembull me pas një plan më shumë së 5 vjeçar. Po dëgjoj që po thonë se ky festival tashmë e ka kryer misionin e vet, pasi që atëherë u realizu për emancipimin e femrës, prandaj unë kujtoj se kjo nuk është e saktë, sepse emancipimi nuk mbaron asnjëherë, sepse ai është zhvillim, është përparim, por jo vetëm për emancipimin, ne duhet ta ruajmë këtë festival për ruajtjen e traditës, këngës popullore e cila vit pas viti po vjen dhe po zbehet, nuk po këndohen më perlat e këngës popullore të cilat janë këngë të paharruara të shekullit të kaluar”, u shpreh profesor Mustafa.

Udhëheqësi artistik i festivalit “Kosovarja Këndon”, Astrit Mustafa, nuk e la pa i kritikuar institucionet kulturore të këtushme, që nuk kanë bërë mjaftueshëm për informimin edhe reklamimin e mbajtjes së këtij festivali, pasi që sipas tij, në shumë komuna të Kosovës janë habitur kur kanë dëgjuar që “Kosovarja Këndon” vazhdon të mbijetoj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending