Connect with us

Ferizaj

Mungesa e ujit shqetëson ferizajasit

Published

on

Ka disa javë që banorët e disa lagjeve të qytetit të Ferizajt, po përballen me mungesë të theksuar të ujit. Përveç ndërprerjeve pa paralajmërim, ata janë ankuar se edhe gjatë kohës sa ka furnizim me ujë, sasia e tij është e pamjaftueshme. Për gjithë këtë, në kompaninë e ujësjellësit dhe kanalizimit ”Bifurkacioni”, fajin ia hedhin punimeve që po bëhen në projektin ”Bashkimi i Qytetit”. Megjithatë, ata thanë se janë duke punuar që brenda ditës furnizimi me ujë të stabilizohet.

“Projekti “Bashkimi i Qytetit” ka prekur edhe disa asete tona të kompanisë, është puna tek gypi kryesor i cili është gypi transportues  që vjen prej rezervuarit të Fabrikës së Përpunimit të Ujit në Pleshinë deri në qytet, i cili furnizon pjesën më të madhe të qytetit, pikërisht ky gyp në bazë të këtij projekti që është duke u punuar është paraparë që të dislokohet. Kemi pasur ankesa nga qytetarët për arsye se nuk ka pasur sasi të mjaftueshme të ujit, mirëpo kjo ka rezultuar për shkak se ky segment është dashur të dislokohet nga vendi që ka qenë në një vend tjetër, kërkojmë ndjesë nga konsumatorët tanë që kanë pasur mungesë të ujit, por dje është bërë kyqja e këtij gypi, është dislokuar në vendin e caktuar dhe besojmë se sot do të stabilizohet furnizimi me ujë”, tha Valdet Syla, shef i operativës në kompaninë ”Bifurkacioni”.

Syla, tha se për ndërprerjet e furnizimit me ujë kanë bërë paralajmërimet me kohë, mirëpo në fakt, një njoftim i tillë në media është bërë vetëm më datën 1 nëntor.

Kemi bërë paralajmërime në të gjitha mediat lokale të Ferizajt, janë njoftuar të gjithë qytetarët se do të ketë furnizm me ujë me sasi më të vogël, janë njoftuar edhe rrugët të cilat do të kenë problem, por po e përsëris se sot presim që furnizimin ta bëjmë me kushte normale siç ka qenë edhe herave të tjera dhe deri në fund të ditës do të ketë stabilizim, pasi gypat kanë qenë të zbrazur dhe pritet derisa të bëhet mbushja e tyre dhe mandej të bëhet furnizimi normal”, tha Syla.

Jo zyrtarisht u tha se në disa pjesë të qytetit, sasia jo e mjaftueshme e ujit vjen për shkak të aktivizimit të ujësjellësit në fshatin Bibaj dhe në Fshatin e Vjetër dhe kjo gjendje do të vazhdoj deri në ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Talinoc.

Televizioni Tema gjatë ditës ka insistuar të kontaktoj me drejtorin e Shërbimeve Publike Arben Halilin, mirëpo përveç që nuk ndodhej në zyrë, ai nuk u shpreh i gatshëm as ta hapte telefonin.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending