Ish-kryetari i komunës së Lipjanit Shukri Buja, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 3 vjet burg.
Nehbi Zeqiri u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj, ndërsa Halit Gashi mori dënim me kohëzgjatje prej 6 muajsh, por që mund t’i shndërrohet në gjobë prej 3500 euro.
Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEË Co Feronikel Complex LL. C.”. Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.
Fahri Ratkoceri është liruar nga akuz, ndërsa Fahri Vishesella është dënuar me 5 muaj burg, Edmond Rexhepi me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 3,500 euro), Bajram Rizani me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 500 euro), ndërsa Driton Avdiu, Magbule Sadiku e Burim Kodra janë liruar nga akuza.
Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.
Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEË Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.
Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEË Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.
Me këtë, Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.