Connect with us

Ferizaj

Rryma u shkakton dëme banorëve të Sojevës

Published

on

Tensioni i lartë i rrymës për pak sa nuk ia dogji shtëpinë familjes Bekteshi nga fshati Sojevë i Ferizajt. Të paktën kështu thotë kryefamiljari Shefqet Bekteshi, i cili tregon për ngjarjen që ndodhi para tri dite në lagjen e tij, për shkak të një defekti në trafon e rrymës.

“Para mëngjesit është zgju nipi dhe e ka parë tymin, mandej i ka thirrë prindërit  kur e kanë parë gjithë kuzhinën tym, prej habisë e kanë fikur me ujë, por fati i tyre është ndalë ndërprerësi i rrymës, mandej i kemi thirrë të KEK-ut u kam tregu që është këput zero në shtyllë dhe është duke ardhë rryma 360 ëat, por nuk ka ardhë askush. Si të këputet zero prej trafos rritet rryma 360 dhe prej saj ka ardhë, pajisjet na janë dëmtuar, por ishim tu shku edhe e gjithë familja”, tha Shefqet Bekteshi.

Për dëmtim të pajisjeve shtëpiake ankohen edhe banorët e tjerë të fshatit Sojevë.

Për shkak të rrymës së fortë më janë djegur makina e larjes së enëve, frizi dhe televizori, kejt kjo për shkak të tensionit të lartë”, tha Nezir Islami.

Kjo na ka ndodhur në ora 3 të natës, e kemi dëgju një zhurmë dhe kur jemi zgju çka kemi mundur të heqim prej rrymës i kemi shpëtu e çka s’kemi pas mundësi janë dëmtuar. Mua më është djegur kompjuteri i ngrohjes qëndrore, i kam lajmëru në KEDS, më thanë se i kena ndërprerësat, por ato në ato momente nuk qenë shumë të nevojshme, ka qenë rryma afër 400 kilovat, ushtonin kabllot e dritat”, tha  Shaban Januzi.

Për problemet që ky fshat po i ka në vazhdimësi me energjinë elektrike, tregon edhe përfaqësuesi i fshatit Sojevë Sylë Syla, i cili thotë se disa herë ka kërkuar ndihmë nga KEDS-i, mirëpo nuk është ndërmarrë asgjë. Ai tha se tensioni i lartë i rrymës u ka shkaktuar dëme 50 familjeve për të cilat do të kërkojnë kompensim nga KEDS-i.

“Kjo që ka ndodhur tani është për shkak të disa telave që janë të lëshuar dhe nuk është nevoja me qenë fare se me një kabllo 250 metra eliminohen diku afër 30 shtylla pasi janë të panevojshme ato shtylla dhe ato kanë rrymë për këtë arsye çdo erë, çdo prishje jo që e dëmton vetëm Sojevën, por edhe Dardaninë, Zllatarin, Mirosalën, e Bibajn. Unë kam bërë kërkesë para një viti se kanë me u heq prej përdorimit, por ende nuk është bërë. Po ashtu edhe lagjet tjera nuk janë në gjendje më të mirë, është lagjja e ”Kronit”, apo siç i themi ne ”Mahalla e Keqe” aty për shkak të zhvendosjes së dy shtyllave madje i kemi përgatitë edhe gropat, aty shtylla e tre fazit apo e tensionit të lartë është e lidhur për shtëpie dhe nëse bjen ajo aty ka me pas fatalitet”, tha Sylë Syla.

Televizioni Tema tentoi të kontaktojë me zyrtarët e KEDS-it lidhur me këtë çështje, mirëpo gjatë ditës kontakti me ta nuk ishte i mundur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending