Connect with us

Ferizaj

Opozita e konsideron antiligjore mbledhjen e sotme të Kuvendit

Published

on

Grupet e Këshilltarëve të LDK-së dhe të Vetëvendosjes në Ferizaj, nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit, por shefat e tyre erdhën para komunës dhe zhvilluan konferencë për medie për ta njoftuar publikun për arsyen e mospjesëmarrjes. Imri Hashani nga LDK-ja tha se anëtarët e Kuvendit nuk janë ftuar zyrtarisht për këtë seancë, por vetëm përmes një njoftimi në facebook.

“Pikë se pari seanca e djeshme nuk është ndërprerë, por është mbyll, ju mund ta shihni edhe videon është e regjistruar gjithçka që kryesuesja e ka mbyllur seancën duke thënë se do të vazhdohet me një tjetër, prandaj kur mbyllet seanca duhet të fillohet me një seancë të re dhe jo të vazhdoj e njëjta. Ju them sinqerisht që ligji e përcakton se si thirren seancat, ndërsa kryesuesja e Kuvendit na ka ftuar përmes facebookut. Kjo nuk ka qenë thirrje serioze, kryesuesja i ka numrat e telefonit të gjithsecilit kuvendar dhe mënyra e ftesës është dashur të bëhet më zyrtare”, tha Imri Hashani .

E njëjta kritikë u shpreh edhe nga anëtarët e Vetëvendosjes . Enver Haliti nga kjo parti, tha se vazhdimi i seancës së sotme është në kundërshtim me ligjin.

“Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale dhe rregullores së punës së Kuvendit me rastin e mbylljes së mbledhjes kryesuesja është e obliguar që sipas ligjit ta thërret një seancë të re sipas procedurave siç kërkohet, a do të jetë seancë e jashtëzakonshme apo e rregullt e Kuvendit. Ndërsa, sot kryesuesja përmes një njoftimi përmes rrjeteve sociale ka bërë ftesë që të vazhdohet seanca e djeshme e ndërprerë në mungesë të kuorumit dhe Lëvizja Vetëvendosje konsideron se vazhdimi i kësaj seance është i kundërligjshëm, prandaj ne themi se të gjitha vendimet që do të merren sot janë antiligjore. Ne do të adresojmë kërkesë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për ta vlerësuar ligjshmërinë e kësaj mbledhje”, tha Enver Haliti.

Dy partitë opozitare po vlerësojnë se marrëveshja mes komunës dhe ”Caritas Kosovës” nuk ka mbështetje ligjore, prandaj edhe kanë kërkuar që ekzekutivi të sjellë dokument që e fakton këtë gjë.

“Nënshkrimi i një marrëveshje me vlerë prej 1milion e 500 mijë euro me një OJQ kujtoj që është keqpërdorim i skajshëm i parasë publike. Po ashtu nuk është respektuar parimi i pjesëmarrjes së më shumë organizatave në këtë marrëveshje, nuk ka pasur konkurrencë të lirë  për të konkurruar ndoshta edhe OJQ-të e tjera për të ofruar kushte edhe më të mira e profesionale. Thjesht është mbytur konkurrenca”, tha Haliti i VV-së.

“Ne veç kemi kërkuar që pushteti të na sjellë një shkresë prej Zyrës Ligjore që thotë se kjo marrëveshje është në harmoni me ligjin. Ne vetëm kaq kemi kërkuar, kjo besoj nuk ka qenë punë e zorshme për ekzekutivin”, tha Hashani i LDK-së.

E, sherr i gjithë kësaj situate ishte pikërisht propozim-vendimi për marrëveshjen e bashkëpunimit për shërbime shëndetësore në mes të komunës dhe Caritasit. Pas dorëheqjes së Nehat Mustafa nga PDK-ja, partia në pushtet nuk qe e përgatitur për t’i bërë numrat e mjaftueshëm për votim. Por, kjo nuk zgjati shumë. Ofertat ishin shpërndarë qysh mbrëmë, ndërkaq sot u bë kuorumi. Personazhi i mbledhjes së sotme doli të jetë Ali Halimi deri dje anëtar i Vetëvendosjes. Pas votës pro që i dha propozimit të ekzekutivit, ai konfirmoi se më nuk është në këtë parti. Mirëpo, arsyet pse nuk është, si duket ende nuk i di as vet.

Tjetër herë do të flas, nuk ka ndonjë arsye, ju lutem sot mos më ngushtoni. Thjesht këtë e bëra për qejf”, tha Halimi, pa dashur te prononcohet para mikrofonit.

Pas seancës së Kuvendit, Ali Halimi bashkë me anëtarët e Nismës Socialdemokrate, shkrepën disa fotografi. Burimet treguan se ai që nga sot do t’i bashkohet pikërisht këtij subjekti politik.

“Aliu sot ka votuar veç për të mirën e qytetarëve të Ferizajt, e deri nesër presim që të jetë me neve, thjesht nuk i kemi ofruar kurrfarë karamele siç po thuani, por mund të them se ne punojmë veç për të mirë të qytetarëve. Sot s’ka zyrtare, nesër flasim”, tha kryetari i Nismës Socialdemokrate në Ferizaj, Besnik Berisha.

Mbledhja e fundit e Kuvendit që zgjati për dy ditë rresht, rezultoi që pozitës t’i ikën një anëtar i PDK-së, e i erdhi një votë tjetër nga Vetëvendosje. Televizioni Tema u përpoq të marrë ndonjë qëndrim nga zyrtarë të lartë të PDK-së në Ferizaj lidhur me dorëheqjen e Nehat Mustafës, por askush nga ata nuk pranoi të flas për këtë çështje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending