Connect with us

Ferizaj

Mungesa e hapësirës problem për bibliotekën “Sadik Tafarshiku”

Published

on

Objekti i bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, nuk është i mjaftueshëm për të sistemuar numrin e madh të librave që së fundi ka siguruar ky institucion. Në mungesë të hapësirës, libra të shumtë po qëndrojnë nëpër pako në depot dhe zyrat e kësaj biblioteke. Drejtoresha Tetuta Demiri, thotë se ky shqetësim dita ditës do të bëhet një problem i madh për bibliotekën e qytetit. Ajo theksoi se për herë të parë në historinë  e qytetit pushteti i kaluar kishte ndarë një vlerë rreth 100 mijë euro për blerje të librave.

Të them të drejtën ardhja e librave të ri po na ballafaqon me sfidën e hapësirës që nuk është e mjaftueshme për bibliotekë, pasi që fondi librar po rritet dhe hapësira nuk është e mjaftueshme, por ne kemi filluar  regjistrimin e librit dhe shohim se sa po arrijmë që t’i renditim në raftet që ekzistojnë në bibliotekë. Deri më tani  në listën e tanishme kanë ardhur mbi 2500 tituj me nga 3 e 4 ekzemplarë, gjë që ne jemi të detyruar që secilin libër ta kemi me nga 5 ekzemplarë në bibliotekë në mënyrë që mos t’a kthejmë duarthatë lexuesin. Po ashtu, një numër të tyre do ta dërgojmë dhe nëpër biblioteka të fshatrave ku funksionojnë, pasi që edhe atje kemi lexues të mjaftueshëm. Ndryshe, librat kanë ardhur prej zhanreve më të ndryshme, do të thotë, përfshihen të gjitha zhanret dhe janë libra që do të na përmbushin edhe neve si staf, por edhe për të gjithë kategoritë e lexuesve”, tha Teuta Demiri.

Derisa drejtues të bibliotekës së qytetit shprehin shqetësim për mungesë të hapësirës në këtë institucion, ata vlerësojnë se një zgjidhje më afatgjate do të ishte ndërtimi i një objekti të ri për këtë bibliotekë.

“Unë kisha bërë thirrje këtu që komuna e Ferizajt apo çdokush që mundet të ndikojë në këtë drejtim dhe që të bëj një projekt të tillë, pasi që është koha e fundit që biblioteka duhet ta ketë një objekt të ri dhe të sistemoj librin dhe t’i afroj lexuesit se kur të është objekti që i ofron të gjitha kushtet atëherë do të kemi edhe një rini më të shëndosh dhe do të vjen ta vizitojë bibliotekën çdo herë, pasi që edhe ambienti ndikon në  përvetësimin e lexuesve“, tha Demiri.

Në bibliotekën “Sadik Tafarshiku” njoftuan se dy vitet e fundit ka pasur blerje më të madhe të librave krahasur me periudhat e mëparshme, mirëpo çuditërisht kjo bibliotekë muajt e fundit të këtij viti ka pasur lexuesit më të paktë në historinë e saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending