Connect with us

Ferizaj

Klubi i karatesë ”Kastrioti” fiton 25 medalje në ”Katana Open 2018”

Published

on

Këto janë vetëm disa nga medaljet që garuesit e klubit të karatesë “Kastrioti” nga Ferizaj,  Alma Loki, Denisa Shabani dhe Arbi Rexhepi, kanë fituar gjatë këtij viti në gara vendore dhe ndërkombëtare.

Këta tre garues të cilët janë edhe kampionë të dyfishtë të Kosovës në karate, tregojnë për triumfet e fundit që patën në turneun ndërkombëtar “Katana Open 2018”, që u zhvillua në Gjilan.

“Gjatë këtij viti kam arritur shumë rezultate, tani në garën e fundit që është mbajtur në Gjilan e kam marrë vendin e parë, po ashtu gjatë këtij viti kam qenë e lënduar dhe kam munguar në disa gara, por tani jam rikthyer dhe shpresoj se ka me vazhdu prapë me suksese, edhe në fund të muajit nëntor do të marrë pjesë në kampionatin ballkanik për kadet junior dhe U21, për këtë garë do të punoj shumë dhe shpresoj se do të arrijë rezultate dhe për të gjithë këtë sukses timin falënderoj prindërit dhe trajnerët”, tha karateistja Alma Loki.

“Gjatë këtij viti i kam 8 medalje të arta, 2 të argjenda dhe 2 të bronzta, gara e fundit ka qenë në Gjlilan ”Katana Open”, unë aty e kam marrë vendin e parë ku e kam mundur kampionen e shumfishtë të Gjilanit dhe jam shumë i kënaqur, por nuk kisha mundur me arrit pa ndihmën e trajnerëve e prindërve dhe është ndjenjë e mirë të jesh fitues, pasi rrallë ndokush e ka mundur atë dhe unë me herën e parë e munda”, tha karateisti Arbi Rexhepi.

“Unë këtë vit i kam mbi 20 medalje të arta, gara e fundit që ishte në Gjilan kam zënë vendin e parë dhe u ndjeva shumë mirë, sepse e kam mundur nënkampionen ballkanike dhe e zura vendin e parë  dhe  nuk do të mund ta merrja këtë vend po të mos ishte ndihma e trajnerëve dhe prindërve, ndërsa tani gara e radhës është në Shqipëri, mendoj se edhe aty do ta zë vendin e parë”, tha karateistja Denisa Shabani.

Kryetrajneri i klubit të karatesë “Kastrioti”, Gani Mahalla,  tha se ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për klubin e tyre, ku brenda 10 muajve kanë fituar afër 300 medalje të ndryshme.

“Për neve është thuajse viti më i suksesshëm sepse përveç garave kombëtare kemi edhe gara ndërkombëtare në arenën ballkanike dhe evropiane dhe sa i përket numrit të medaljeve jemi numër një në Kosovë, momentalisht i kemi  80 medalje të arit, 84 të argjenda dhe të bronzta 111. Deri në fund ka mbetur kupa “Adem Jashari”, kampionati mbarëkombëtar dhe besoj se do të arrijmë 100 medalje të arit”, tha Mahalla.

Padyshim, suksesit të këtyre garuesve më së shumti iu gëzohen prindërit.

“Ajo që na motivon neve për me punu më shumë janë sukseset e fëmijëve tanë, por vlen të theksohet edhe përkushtimi i trajnerëve kur tani gjithçka është matrializuar në këtë kohë, këta trajnerë pa asnjë përfitim bëjnë angazhim maksimal që fëmijët tanë me qenë të sukseshëm”, tha Agim Rexhepi, babi i karateistit Ardi Rexhepi.

Klubi i karatesë “Kastrioti” nga Ferizaj dy ditë më parë është shpallur klubi më i suksesshëm në turneun ndërkombëtar “Katana Open 2018” që është mbajtur në Gjilan, ku në mesin e 47 klubeve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia,  “Kastrioti” arriti të fitoj 25 medalje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending