Connect with us

Ferizaj

Vazhdojnë aktivitetet në muajin kundër kancerit të gjirit

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, klubi i të rinjve Rin’On në Ferizaj, organizoi një ligjëratë për t’i informuar femrat për këtë sëmundje dhe rëndësinë e kontrolleve mjekësore.

“Muaji tetor simbolizohet si muaj për ndërgjegjësimin e kancerit në gji, e kam marrë një iniciativë për me organziu një debat me gratë dhe të gjithë ata që janë të interesuar së bashku me dy ligjërues, është gjinekologu Dardan Baftiu dhe nutricistja Diola Dosti-Baftiu, ata do të na tregojnë simptomat që ka kanceri i gjirit. Kjo inciativë ardhur duke parë që shumë gra kanë brenga për këtë sëmundje”, tha Aulona Gashi, anëtare  e klubit Rin’On.

Ligjëruesit thanë se është shumë e rëndësishme që të ngriten njohuritë rreth kancerit të gjirit, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë.

 “Ne punojmë veç e veç me secilën femër për këtë çështje, por ky muaj na shërben me taku më shumë femra me i vetëdijësu rreth kësaj sëmundje e cila është e shpeshtë tek gjinia femërore, në Kosovë nuk i di shifrat saktë, por e di se probabiliteti që një femër të preket nga kanceri i gjirit është 12-17 % gjatë jetës së vet, por ajo që është me rëndësi është që secila femër duhet të kujdeset për shëndetin e saj dhe të vetëdijësohet për këtë sëmundje, edhe pse vitet e fundit interesimi dhe nevoja për të pasur sa më shumë shërbime shëndetësore po kërkohet nga popullata, ne bëjmë apel që gratë të kenë një kujdes sa më të mirë ndaj shëndetit të vet dhe mos t’i lënë gjërat të vijnë deri atëherë kur bëhet vonë”, tha gjinekologu Dardan Baftiu.

 “Në bazë të studimeve të fundit kanceri i gjirit mund të parandalohet, por edhe të menaxhohet por jo të them shërim, pasi shërim është fjalë e madhe, por që deri diku mund të menaxhohet me konsumimin e ushqimeve të ndryshme, ndryshimin e mënyrës së të jetuarit duke përfshirë këtu ecjen, meditimin, joga, ndoshta për njerëzit që jetojnë këtu mund të jetë jo shumë e “klikuar”,  mirëpo vërtetë ka një ndikim të jashtëzakonshëm, por ajo që është me rëndësi është që njerëzit e prekur duhet të marrin informacione nga profesionistë adekuat për këtë problem”, tha nutricistja Diola Dosti- Baftiu.

Gjatë muajit tetor në komunën e Ferizajt janë organizuar dhjetëra aktivitete që kishin për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për këtë sëmundje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending