Connect with us

Ferizaj

Punimet në projektin ”Bashkimi i Qytetit” lënë banorët pa ujë

Published

on

Për më shumë se pesë orë një pjesë e qytetit të Ferizajt mbeti dje pa furnizim me ujë. Me një gjendje të tillë, banorët e rrugëve “Dëshmorët e Kombit”, “12 Qershori”, “Madeleine Albright” dhe “Epopeja e Jezercit”, u përballën edhe sot gjatë gjithë ditës, për shkak të punimeve që po realizohen në projektin ”Bashkimi i Qytetit”.

Nuk kemi ujë prej mëngjesit, as dje, as pardje nuk ka pas,  nuk na ka informuar askush,  kohë pas kohe po vjen uji, nëse nuk gabohem kjo po ndodhë për shkak të punimeve që janë duke u bërë në rrugën “Epopeja e Jezercit”, tha Beqir Hasani.

“Sot prej mëngjesit nuk ka ujë edhe dje nuk ka pas, është e njëjta situatë prej mëngjesit deri në mbrëmje, me sa e dimë ne për shkak të punimeve ashtu na kanë thënë pasi kemi pyetur vet ne pse s’kemi ujë”, tha Kushtrim Ilazi.

Në kompaninë e ujësjellësit “Bifurkacioni”, thanë se ndërprerjen e ujit po detyrohen ta bëjnë për të mos u dëmtuar gypat e ujësjellësit gjatë punimeve.

“Atje janë duke u zhvilluar disa punime në projektin “Bashkimi Qytetit”, gjatë punimeve të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit atmosferik i cili e përshkon atë rrugë kanë hasur në gypin tonë të ujësjellësit gyp FI 225, është gyp i cili furnizon pjesën dërmuese të qytetit, ne jemi detyruar ta ndërprejmë atë linjë për disa orë, sigurisht se ka qenë e paparashikueshme sepse ndonjëherë gjatë punimeve nuk mund t’i parashikosh gjërat, ka ndodhur 5 orë nuk ka pasur ujë një pjesë e qytetit një segment  prej 300 metrave, mirëpo nga ora 5 e mbrëmjes është evituar ky problem, gjatë punimeve po hasin në pengesa të ndryshme dhe po detyrohemi edhe ne që ta ndërpresim që mos ta dëmtojnë gypin, detyrohemi ta ndalojmë atë segment derisa të kaloj atë pjesë, jemi duke u munduar mos e pas problem, por ka mundësi që ndonjëherë të dalë jashtë kontrollit, por ne u kërkojmë qytetarëve që të kenë mirëkuptim derisa të kalohet ky segment mandej është një pjesë atje që më nuk ka me pas telashe sepse kalohet edhe gypi i ujësjellësit”, tha Valdet Syla, menaxher i operativës në kompaninë ”Bifurkacioni”.

Punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”, nuk kanë shkaktuar telashe vetëm në ndërprerjen e furnizmit me ujë në këtë pjesë, por edhe në krijimin e kolonave nëpër rrugët e qytetit.

 

Ndalohet përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Tv Tema.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending