Connect with us

Ferizaj

KEDS njofton për vendet që do të mbesin pa rrymë

Published

on

KEDS-i, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se disa lokalitete nesër do të mbesin pa energji elektrike për disa orë.

Më 24.10.2018 në TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Varoshi (Kodi: 40042005) prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizneset private.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e konzollës dhe ngritjes së shtyllës së betonit 10 [kV].

 

Më 24.10.2018 në TS 110/35/10kV Bibaj do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Drejtimi i Fshatrave (Kodi: 40000002) prej orës 10:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i shtyllave.

 

Më 24.10.2018 në TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Jezerci (Kodi: 40042003) prej orës 10:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Nerodimja e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerci dhe bizneset private.

Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtje preventive.

 

Më 24.10.2018 në TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Gadime (Kodi: 41000013) prej orës 09:30 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Babushi i Muhaxherëve, Gadimja e Ulët dhe e Epërme, Vrella dhe  Plitkoviqi.

Arsyeja e ndërprerjes: Nga stabilimenti shpërndarës degëzimi Gadime e Epërme revizion-pastrim traseje.

 

Më 24.10.2018 në TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Konju (Kodi: 41000004) prej orës 10:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lipjani (një pjesë), Konjuhi, një pjesë e Banullës, bizneset përgjatë magjistrales Prishtinë – Ferizaj.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullim i prishjes.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Gjenden revole dhe armë të ftohta në autobusin me nxënës në Ferizaj

Published

on

Një revole, dy boksa të hekurit dhe dy armë të ftohta janë kapur në një autobus urban në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të martën, më 15.10.2024 në ora 20:00, zyrtarët policorë me uniformë dhe ata me rroba civile të stacionit policor të Ferizajt kanë kryer një kontroll në autobusin që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj, Greme dhe Gaçkë, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta po bartin me vete armë dhe mjete të dyshimta.

Gjatë kontrollit, në dysheme të autobusit është gjetur një revole, dy boksa të hekurt dhe dy thika.

“Për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Policia e Ferizajt arreston një të dyshuar për tregti të ndaluar dhe kontrabandë të mallrave

Published

on

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e policisë, gjatë një aksioni të zhvilluar në Ferizaj, ka arrestuar personin B.M (mashkull kosovar) i lindur në vitin 1990, në dyshimin për përfshirje në veprat penale “tregëti e ndaluar” dhe “kontrabandë e mallrave”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit, policia ka gjetur rreth 170 mijë euro në valuta të ndryshme, një pushkë ajrore, një revole, 696 kilogram mjaltë pa prejardhje dhe 250 kilogram fasule pa prejardhje.

Rastin e mallrave të gjetura (mjaltë dhe fasule)  është duke e trajtuar njësiti i Doganës së Kosovës.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim nga prokurori kompetent,

i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë i dyshuar për sulm seksual në Ferizaj

Published

on

Të hënën është arrestuar një shtetas i Shqipërisë që dyshohet të ketë kryer sulm seksual në Ferizaj në dhjetor të vitit të kaluar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se “Më 08.10.2024 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Continue Reading

Trending