Connect with us

Ferizaj

Marrëveshja e komunës me ”Caritas Kosova” parasheh punësimin e 22 personave

Published

on

Për 22 vende të reja pune që shpalli “Caritas Kosova” për dy çerdhe publike, një në qytet dhe tjetra në Greme, kanë aplikuar rreth 300 kandidatë. Ky konkurs i cili u mbyll sot, është në kuadër të marrëveshjeve që komuna e Ferizajt dhe ”Caritasi” i kanë bërë edhe më herët. Drejtues të organizatës ”Caritas Kosova” u zotuan se procesi i rekrutimit të punëtorëve të rinj do të kryhet pa ndonjë pengesë e presion, ndërsa menaxhimi i këtyre institucioneve parashkollore do të bëhet sipas praktikës që kjo organizatë ka me çerdhen “Engjujt ” në këtë qytet.

“Në këtë konkurs janë kërkuar edukatore, motra edukatore, pastaj stafi përcjellës siç janë zyrtarë të administratës, kuzhinës, pjesës së pastrimit dhe rojet. Këto kopshte janë ndërtuar që një kohë, por që nuk janë funksionalizuar akoma, prandaj janë edhe disa punë që duhet të kryhen në mënyrë që ato të bëhen të gatshme për pranimin e fëmijëve, janë kopshte të vogla dhe nuk do të ketë numër të madh të fëmijëve, aty do të punohet në bazë të eksperiencës që kemi me kopshtin në ”Lagjen e Re” po ashtu në bashkëpunim me komunën”, tha  Alfred Pjetri nga “Caritas Kosova”.

Përvoja tregon se jo gjithmonë marrëveshjet mes komunës dhe ”Caritasit” për punësim në institucione publike kanë shkuar me rregull. Përveç vonesave të pagave, punëtorët e punësuar përmes këtyre marrëveshje nuk kanë pasur asnjëherë siguri me kontratat e tyre të punës. Madje, me të ardhë në pushtet qeveria e Agim Aliut si keqpërdorimin më të madh të buxhetit komunal nga ish-qeveria e LDK-së, i kishte cilësuar marrëveshjet e tilla.

Në pamundësi për t’i bërë vet këto çerdhe si institucione publike ne kemi arritur marrëveshje që kanë qenë edhe më herët me ”Caritas Kosova”, por gjithnjë duke pasur parasysh se ne kemi planifikuar buxhete të cilat na duhen për vitin e ardhshëm duke mos shkaktuar probleme që na kanë përcjellur gjatë këtij viti. Pra, kemi sigurinë financiare dhe ato telashe nuk do t’i kemi”, tha drejtori i Arsimit Afrim Llabjani.

“Sa i përket qëndrueshmërisë ne kemi një marrëveshje 5 vjeçare me komunën e Ferizajt kështu që nuk shohim ndonjë rrezik financiar për këtë projekt. Marrëveshja është e njëjtë siç ka qenë edhe me kopshtin tjetër, një pjesë e buxhetit është nga komuna, një pjesë është nga të hyrat që paguajnë fëmijët, si dhe pjesa tjetër mbulohet nga ”Caritasi”. Ndryshe, të punësuarit janë të regjistruar dhe u paguhen të gjitha kontributet sikurse edhe punëtorëve të çerdheve të tjera publike, po ashtu edhe pagat janë të njëjta“, tha Pjetri nga organizata ”Caritas Kosova”.

Se sa është bërë hulumtim paraprak për numrin e fëmijëve që mund të pranojnë këto çerdhe publike aty ku janë ndërtuar, drejtori i Arsimit dhe zyrtar të ”Caritasit” patën përgjigjet e tyre.

“Duke pasur parasysh që fshati Greme është njëri ndër fshatrat më të mëdha dhe kërkesat janë jashtëzakonisht të mëdha atje kur dihet se shumica e familjeve kanë bizneset e veta dhe janë të punësuar shumica në to, kështu që e kemi parë të arsyeshme që aty të funksionalizohet, po shpresojmë që çerdhja do të nisë nga 1 nëntori. Po ashtu, edhe këtu tek ish-tregu i kafshëve objekti është ndërtuar dhe ne kujtojmë që është një zonë që do të mbuloj arsyeshmërinë e investimit, pasi që shumë familje kanë të punësuar në Afganistan dhe ka ndodhë një hov i madh i ndërtimit të shtëpive andej“, tha Llabjani.

“Analiza tjetër e ”Caritasit” është që ne kemi një listë të pritjes në kopshtin ”Engjujt” dhe po shpresojmë shumë që edhe këto dy çerdhe do të kenë interesim të madh nga prindërit“, tha Alfred Pjetri.

Televizioni Tema kërkoi nga Drejtoria e Arsimit që ta ketë kopjen e marrëveshjes mes komunës dhe ”Caritasit” për konkursin e ri që shpalli për këto dy çerdhe, por drejtori tha se marrëveshja ndodhet në kabinetin e kryetarit, ndërsa këta të fundit duke e hedhur përgjegjesinë tek njëri tjetri nuk qenë të gatshëm që ta bëjnë publike këtë marrëveshje.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending