Connect with us

Ferizaj

Jahjaga inkurajon gratë për avancim në pozita vendimmarrëse

Published

on

Në kuadër të projektit për  fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë  që po realizon “Fondacioni Jahjaga”, sot komunën e Ferizajt e vizitoi ish-presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga. Ajo tha se aktivitetin e parë për këtë projekt po e nisë në Ferizaj për të vazhduar më tutje nëpër komuna të tjera. Me këtë  rast, Jahjaga u takua me asamblistet e Kuvendit Komunal të Ferizajt, zyrtare të administratës komunale, si dhe pjesëtare të shoqërisë civile. Ish-presidentja e vendit, tha se pozita e gruas në vendimmarrje vazhdon të jetë temë që duhet të diskutohet dhe të analizohet nga lidershipi i vendit, prandaj përmes këtyre takimeve synon që të njoftohet nga afër me problematikat dhe sfidat që kanë femrat e komunave për t’u ngritur në pozita më të larta shtetërore.

“Kosova ka bazën më të fuqishme ligjore sa i përket fuqizimit të rolit të gruas, duke filluar nga Kushtetuta e deri tek niveli i ligjeve, vendimeve dhe udhëzimeve të ndryshme qeveritare apo administrative. Nëse krahasohemi me vendet e rajonit ne ndoshta jemi më të avancuar në këtë aspekt, por kur jemi tek zbatimi i tyre unë shpesh kam dhënë kritika të mëdha publike që ngecim dhe kemi qëllime shumë të mëdha sa i përket zbatimit të tyre në praktikë. Nëse ndalemi dhe shohim zgjedhjet e fundit në nivel komunal e vërejmë se nëse deri më tani kemi pasur së paku një kryetare të komunës, tani nuk kemi asnjë të tillë në asnjë komunë të Kosovës. Kemi pasur avancim sa i përket asambleve komunale, ku gratë janë në pozita të kryesueses që është deri diku një progres, kemi pasur gra asambliste dhe deputete dhe nëse e vërejmë se sa është i gatshëm populli që të përkrah gruan dhe të adresoj votën tek ato, kjo i bie që në legjislaturat e fundit vërehet që populli është i gatshëm për ta përkrahur gruan, por kemi ende punë përbrenda vetë institucioneve qofshin ato qëndrore apo lokale”, tha Jahjaga.

Nikoqirja e këtij takimi, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, duke e falënderuar ish-presidenten Jahjaga, u zotua se gratë e këtij institucioni do të punojnë në vazhdimësi për ta ngritur vetëdijen e shoqërisë  në këtë aspekt dhe rolin e gruas në procese të ndryshme vendimmarrëse.

“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohëse që edhe gjatë mandatit tuaj si presidente, por edhe tani nga ”Fondacioni Jahjaga” po kontribuoni mjaftueshëm për avancimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe në procese vendimmarrëse”, tha Gashi – Bytyqi.

Pjesa tjetër e takimit vazhdoi në formë të bashkëbisedimit me ç’rast gratë asambliste, por edhe pjesëmarrëset tjera kanë adresuar çështje të ndryshme. Ndër rekomadimet që u potencuan  këtu ishin: lobimi më i madh nëpër parti politike për t’i dhënë vendin e duhur gruas, arsimim më i madh dhe këmbëngulje tek vet femrat, si dhe organizimi i sa më shumë aktiviteteve që sensibilizojnë opinionin për adresimin e votës tek gjinia femërore.

Ish-presidentja Jahjaha gjatë kohës sa qëndroi në Ferizaj u takua edhe me kryetarin Agim Aliu, i cili e njoftoi atë se në përbërjen e qeverisë së tij janë edhe tri drejtoresha, por që çuditërisht asnjëra nga to sot nuk u pa nëpër takimet që ish-presidentja e Kosovës zhvilloi në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending