Connect with us

Ferizaj

Fillon edicioni i dytë i garave të gjuhës angleze

Published

on

Shoqata e mësimdhënësve të gjuhës angleze, ka filluar edicionin e dytë të garave në lëndën e gjuhës angleze. Ky aktivitet i cili ka për qëllim identifikimin e talentëve dhe rritjen e  interesimit të të rinjve për gjuhën angleze, sivjet ka 257 konkurrent nga 38 shkollat e Ferizajt.

Kryetarja e shoqatës së mësimdhënësve të gjuhës angleze Ardita Çerkini, tha se e veçanta e këtij edicioni është se sivjet pjesë e garës janë edhe nxënësit me nevoja të veçanta.

“Ka filluar edicioni i dytë i garave  të gjuhës angleze në komunën tonë, janë gjithsej 257 pjesëmarrës prej 38 shkollave të Ferizaj, karakteristikë e kësaj dhe ndryshim nga edicioni i kaluar është se janë përfshirë edhe personat me nevoja të veçanta,  kjo garë do të zgjat 10 javë, 5 javë përfshijnë muajin tetor dhe nëntor, ndërsa 5 të tjera do të realizohen në mars-prill. Gara është me sistem eliminues, mbledhen pikë të atyre që bëjnë më së shumti, ndërsa eliminohen ata që bëjnë pikë më pak, janë të përfshira klasët e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta, gara nuk është në bazë planit lëndor sikurse në shkollë, por shprehen njohuritë e përgjithshme të gjuhës angleze, ne tashmë  e kemi përvojën nga viti i kaluar dhe besoj se do të shkoj mirë”, tha ajo.

Këtë garë po e mbështet edhe Drejtoria e Arsimit në Ferizaj.

“Ne edhe në edicionin e parë jemë treguar bashkëpunues me shoqatën e gjuhës angleze, sepse kemi parë se është një garë interesante dhe unike dhe kështu që ne e kemi parë rëndësinë e saj dhe nivelin edukativ që ka dhe kështu kemi qenë mbështetës të saj dhe do të jemi jo vetëm këtë vit, por çdo vit dhe jo vetëm për këtë shoqatë, por të gjitha shoqatat të cilat janë të interesuara për të organizuar gara të këtij niveli ne do të jemi mbështetës dhe përkrahës”, tha Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Tringa Begu, fituese e edicionit të kaluar, tha se pjesëmarrja në këtë garë ka qenë  eksperiencë mjaftë e mirë.

”Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, për 10 javë jemi ballafaquar mbi 200 nxënës dhe ka qenë garë që ka ngërthy emocione deri në momentet e fundit, unë e kam fituar çmimin e  parë që ka qenë 300 euro, mirëpo 50 euro ia kam dhuruar vendit të tretë dhe 50 të katërtit. Nxënësve të këtij edicioni ju uroj suksese dhe uroj të fitoj më i miri”, tha Begu.

Kjo garë e cila monitorohet nga 8 mësimdhënës finalen do ta ketë më 20 prill të vitit të ardhshëm, me 5 finalistët me të mirë, ku vendi i parë do të shpërblehet me 300 euro, vendi i dytë me 150 euro dhe vendi i tretë me 50 euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending