“AVVA”, është dyqani i veshmbathjeve për meshkuj, i cili është hapur sot në kompleksin “The Village Shopping and Fun”, në Ferizaj. Menaxheri i rrjetit “AVVA”, Mërgim Ademi, tha se kërkesat për hapjen e këtij dyqani në Kosovë, kanë qenë të shumta nga qytetarët.
“Ne jemi brend turk, është brendi “AVVA”, është me përfaqësi në Turqi, është brend për veshje të meshkujve të stilit kezhel dhe mund të them që është stil i veçantë, ne jemi duke e hapur dyqanin këtu për herë të parë, pra jemi përfaqësuesit kryesor në vend që e kemi sjellur këtë brend“, tha Ademi.
Ademi, tha se synojnë që këtë rrjet të veshmbathjeve ta zgjerojnë edhe në qytete të tjera.
“Në të ardhmen e kemi synim të hapim këtë rrjet edhe në disa qytete të tjera në vend, çmimet janë shumë të mira marrë parasysh kualitetin, ndërsa padyshim që për nder të hapjes gjatë dy ditëve të vikendit do të kemi zbritje prej 20%”, tha Ademi.
Dyqani “AVVA” që është hapur sot, ka punësuar 9 punëtorë.