Connect with us

Ferizaj

QKMF ofron mamografi falas për gratë gjatë muajit tetor

Published

on

Për të parë nga afër se si po funksionon mamografi në Ferizaj, reparti ku ndodhet ky aparat për radiografinë e gjirit, u vizitua nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi Bytyqi dhe drejtori i Shëndetësisë në këtë qytet, Besnik Berisha. Gjatë kësaj vizite e cila u bë në kuadër të fushatës sensibilizuese për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, kryesuesja e Kuvendit njoftoi se gjatë tërë muajit institucionet qeveritare lokale, aktiviste të shoqërisë civile, si dhe kuadri mjekësor, do të jenë të gatshëm të ofrojnë informacione dhe ndihmë për qytetarët e kësaj komune, lidhur me zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje.

“Vazhdimisht nëpër këto aktivitete unë po bëj thirrje tek të gjitha femrat, nënat dhe motrat tona që nëse asnjëherë nuk kanë bërë kontrolle të gjirit të fillojnë dhe t’i bëjnë ato, sepse çdo zbulim i hershëm dihet që ka edhe shërim shumë më të shpejtë. Jam e lumtur që në institucionet shëndetësore në Ferizaj janë aparaturat, por është edhe kuadri profesionistë, që sipas informacioneve që sot mora, është shumë i përkushtuar në punën që po bën”, tha Gashi – Bytyqi.

Shefi i diagnostikës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare Xhevdet Haxhidema, tha se ky institucion ka paraparë që gjatë muajit tetor  të gjitha ekzaminimet për kancerin e gjirit të bëhen pa pagesë.

“Ky ekzaminim në QKMF-në e Ferizajt ofrohet me shumë profesionalizëm, këtë e dëshmon edhe fakti se ne jemi qendër referente për shumë profesionistë të fushës, për shembull për kirurgët torakal, ku referojnë pacientë edhe jashtë Ferizajt.  Të gjithë pacientët dalin të kënaqur me marrjen e shërbimeve të kompletuara”, tha Haxhidema.

U bë e ditur se vetëm në javën e parë të muajit tetor mamografinë vullnetarisht e kanë bërë mbi 20 gra.

“Unë erdha sot për mamografi, kam dëgjuar se këtë muaj është pa pagesë dhe pse jo erdha për ta bërë. Në fakt është hera e dytë që po e bëj, por pse mos me i bë kontrollet ashtu siç thonë mjekët në çdo gjashtë muaj ose së paku një herë në vit. Shyqyr që i kemi afër këto shërbime”, tha Arife Hoxha.

Derisa gjatë këtij muaji të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit mamografia bëhet pa pagesë, muajve të tjerë ky shërbim kryhet me një çmim simbolik prej 6 eurosh si dhe me termine paraprake.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending