Connect with us

Ferizaj

Ajeti: Rriten të hyrat nga tatimi në pronë

Published

on

Që nga lansimi i fushatës informuese që komuna e Ferizajt do ta ulë në 10 për qind tatimin në pronë, interesimi i qytetarëve për ta kryer këtë obligim është shumë më i shprehur. Kështu tha drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti, derisa njoftoi se për këtë qëllim Kuvendi Komunal i Ferizajt tashmë e ka të miratuar edhe rregulloren e re, e cila në seancën e radhës pritet t’i ketë edhe disa ndryshime të vogla.

“Do të thotë këto dy veprime të institucionit tonë kanë rezultuar që qytetarët të interesohen më shumë për të ardhë me i kry pagesat që kanë ndaj arkës komunale, po ashtu edhe të interesohen për parcelat që kanë, për marrëveshjet kontraktuale që ofron shërbimi i tatimit në pronë për pagesa me këste dhe në këtë mënyrë t’iu ikin kamatave ndëshkimore që parashihen me ligje”, tha Ajeti-Sadiku.

E, derisa drejtoresha e Financave tregoi se që nga ky muaj komuna ka të drejtë që përmes përmbaruesve t’i vjelë këto të hyra kryesore të arkës komunale, ajo tha se deri më tani s’kanë pasur ndonjë rast, por që vërejtjet e fundit u kanë shkuar shumë kompanive dhe personave fizik.

“Ne vetëm se i kemi seleksionuar tatimpaguesit apo borxhlinjtë më të mëdhenj të cilëve u kemi dërguar njoftimin në mënyrë që ata të interesohen vet për ta kryer këtë obligim në mënyrë që mos t’u shkohet menjëherë me përmbarues. Realisht borxhlinjtë më të mëdhenj janë ato ndërmarrje shoqërore të cilat kanë qenë nën menaxhim të AKP-së, ne po ashtu kemi kontaktuar edhe me këtë institucion, por që ka edhe kompani private edhe persona fizik, mund të them lirisht që borxhlinjtë janë miks kategori të tatimit në pronë”, tha Sebahate Ajeti- Sadiku.

Sipas drejtoreshës së Financave, të hyrat nga tatimi në pronë në komunën e Ferizajt në nëntë mujorin e këtij viti, kanë shënuar rritje të theksuar me ato të vitit paraprak të kësaj periudhe.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj raportohet për një grua të zhdukur

Published

on

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima, femër kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është në procedurë hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të rëndë ferizajasi 20 vjeç

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 24 dhjetor, rreth orës 01:45, në rrugën “Ilir Konushevci”, ku nga një veturë u vodh një pistoletë, 21 fishekë dhe disa gjësende tjera.

Pas hetimeve dhe analizimit të kamerave të sigurisë, mbrëmjen e 26 dhjetorit, rreth orës 19:00, policia arrestoi të dyshuarin me inicialet E.P. në banesën e tij.

Gjatë kontrollit u gjetën fishekët dhe disa sende që i përkisnin viktimës.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas, Dr. Abaz Beqa

Published

on

Është ndarë nga jeta mjeku ferizajas Dr. Abaz Beqa.

Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit.

Dr. Abaz Beqa përfundoi studimet për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe specializoi në gastroenterologji dhe hepatologji në Kroaci. Si njëri nga specialistët e plejadës së parë të mjekëve ferizajas , që nga viti 1978, ai shërbeu me përkushtim në Shtëpinë e Shëndetit në Ferizaj.

Përveç angazhimit të tij profesional, Beqa ishte aktiv edhe në organizatën e mjekëve të pavarur dhe luajti një rol kyç në organizimin e spitalit për rastet emergjente. Ai gjithashtu dha një kontribut të rëndësishëm në arsim, duke qenë mësimdhënës i hematologjisë për gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj.

Mbledhja komemorative për të ndjerin Dr. Abaz Beqa, do të mbahet të premten, më 6 dhjetor me fillim nga ora 10:30, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending