Kiril Kolev e Pece Rajatoski nga Maqedonia dhe Marko Vidiç nga Kroacia, janë tre lojtarë që nga sot do të jenë pjesë e klubit të hendbollit “Kastrioti” në Ferizaj.
Kryetari i klubit të hendbollit “Kastrioti”, Lulzim Abazi, tha se me këta lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve evropiane synojnë të korrin rezultate.
“Me këto tri përforcime që kemi sjellë në klubin tonë, kuptohet me mendimin e trajnerit që duhet të sillen në tri vende që kemi pasur mungesë në klubin tonë dhe në ato vende ku kemi pasur mungesë këta tre lojtarë do t’i plotësojnë ato vende dhe me faktin që jemi duke organizuar klubin në këtë formë qëllimi ynë është kupa e Kosovës dhe normalisht arena ndërkombëtare”, tha Abazi.
Ndërsa, lojtarët që do të luajnë për ”Kastriotin”-, thanë se do të japin më të mirën për t’i sjellur fitore këtij klubi.
“Para 10 vite kam qenë në Kosovë kam mbrojtur pak për ”Prishtinën” dhe e njoh klubin ”Kastrioti”, jam shumë i lumtur që jam pjesë e klubit dhe më kanë pritur shumë mirë, shpresojmë se do të punojmë mirë dhe do të jetë një vit i suksesshëm”, tha Kiril Kolev nga Maqedonia.
“Për herë të parë vijë në Kosovë, pritja ka qenë shumë e mirë, mbrëmë kam mbërri dhe shpresoj se do të jemi fitues”, tha Marko Vidiç.
“Për herë të parë jam në Kosovë, kam dëgju për lojtarët që kanë luajtur në këtë klub si dhe për vetë klubin, jam pritur shumë mirë, po shpresojmë se do ta kemi një kampionat të mirë pa lëndime, por të jemi edhe fitues”, tha Pece Rajatoski.
Ardhjen e këtyre lojtarëve në klub e mirëpritën edhe trajneri Verim Zherka dhe lojtarët tjerë të klubit ”Kastrioti”.
“Nga dita e parë që kam ardhë në krye të shtabit teknik kemi bërë analizën se çka na mungon prej përforcimeve dhe e pash që kishim nevojë për disa pozita që duhet patjetër që të përforcohemi dhe falënderoj kryesinë që nuk na i la ato mangësi, siç u tha jemi përforcuar me një bek të majtë nga Kroacia, me një portier që është ish-reprezantues i Maqedonisë dhe pika më kyçe që kemi pasur tek alo e djathtë që na ka munguar që një kohë të gjatë. Sa i përket planifikimit të transfereve ato pika ku kemi pas nevojë i kemi plotësuar, ndërsa kemi filluar përgatitjet që 1 muaj dhe djelmoshat janë duke dhënë maksimumin dhe mund të them që në klub është duke frymuar një frymë shumë profesioniste”, tha Zherka.
“Kemi filluar që 2 muaj, jemi duke ushtuar tani dy herë në ditë, ambiciet e klubit janë kupa dhe liga, si dhe në gara evropiane, jemi bashkëpunues mes vete dhe besoj se do të arrijmë”, tha Ben Syla.
“ Ushtimet i kemi filluar më 1 gusht, jemi të kënaqur me punën e trajnerit dhe synimet janë titulli dhe kupa”, Lulzim Shabani.
Shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll do të tërhiqet nesër, ndërsa do të nis më 15 shtator.