Comodita Home ka zgjeruar edhe më shumë rrjetin e saj me pikën më të re në Ferizaj. Sot në hapësirat e ‘’The Village – Shopping and Fun”në rrugën “Ahmet Kaçiku’’, është bërë hapja solemne e këtij dyqani.
Menaxherja e “Comodita Home”, Ariana Katana, tha se synojnë që ferizajasve t’u ofrojnë cilësi e çmime të lira, duke theksuar se kërkesat për hapjen e “Comodita Home” në Ferizaj, kanë qenë shumë të mëdha.
“E kemi pa të arsyeshme, madje jemi vonuar me hapjen e pikës në Ferizaj për shkak se kërkesat e konsumatorëve kanë qenë të shumta gjithmonë kemi pasur pyetje se kur do të vijmë në Ferizaj dhe jemi shumë të kënaqur edhe ne që tani operojmë në Ferizaj, por shpresoj që edhe qytetarët e Ferizajt. Në ‘’Comodita’’ konsumatorët mund të gjejnë gjithçka që u nevojitet për shtëpi, për nderë të hapjes kemi bërë shumë zbritje, shumë oferta, munden konsumatorët me ardh me na vizitu me pa çka ka, ka prej kategorive të gjumit, kuzhinës, banjove, për fëmijë, gjëra të udhëtimit e aksesorë”, tha Ariana Katana.
Drejtori i qendrës “The Village-Shopping and Fun”, Mauro Abruzzese, tha se kjo qendrës do të vazhdoj të sjellë risi për qytetarët ferizajas.
“Së shpejti do të fillojmë me fazën e dytë, aty do të kemi disa kompani të njohura, IAS, restorante të njohura të peshkut, do të ketë klube, në katin e parë do të jetë i pozicionuar edhe fakulteti i UBT-së me mbi 800 studentë dhe faza e tretë do të jetë një objekt veçmas ku kati i parë do të jetë i komercializuar sikurse të tjerët me dyqane të ndryshme me brende të ndryshme italiane e botërore që do të jenë surprizë, mandej do të bëhet një MultiCinema, e cila do të bëhet për herë të parë që do të jetë me 4-5 salla të kinemasë me brende të njohura italiane, mandej do të jetë një bar-restorant “Lavaza”, po ashtu do të bëhet FoodCourt që do të bëhet afër KFC dhe ky projekt nuk është i ngjashëm me ato italiane, por është një projekt në vete, projekt shumë kompleks që në Ballkan është në nivelin më të lartë që ekziston”, tha ai.
Drejtues të kësaj qendre thanë se deri më tani kanë dhënë në shfrytëzim më shumë se 16 mijë metra katrorë, kurse deri në shtator të shfrytëzueshme do të jenë të gjitha hapësirat, që në total janë 45 mijë metra katrorë.