Rrjeti i marketeve “INTEREX”, ka zgjeruar edhe më shumë rrjetin e tij me pikën më të re në Ferizaj. Sot në rrugën “Ahmet Kaçiku’’, është bërë hapja solemne e tij. INTEREX në Ferizaj vjen me një sipërfaqe prej 3 mijë e 500 metrash katror.
Përfaqësuesja e “INTEREX”-it, Juliana Haxholli, tha se synojnë që konsumatorëve ferizajas t’u ofrojnë cilësi e çmime të lira.
“INTEREX” vjen sot në këtë pikë të re në Ferizaj, ne duam që të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin ofertën më të mirë, të kenë zgjedhjen më të mirë. “INTEREX” Ferizaj është pjesë e planit zhvillimor të “INTEREX” në të gjitha qytetet e Kosovës, kështu që ne kemi menduar që ky qytet kaq i bukur me këta njerëz kaq të mirë të kenë një mundësi shumë më të mirë për të zgjedhur atë që u duhet për jetën e tyre të përditshme, një ndër pjesët kryesore që ne mund t’u ofrojmë konsumatorëve që është edhe pjesë e sloganit të kompanisë ne do të ofrojmë çmime shumë të mira, kështu që slogani jonë është ekstra lirë, kështu që konsumatorët do të kenë mundësi të marrin më të mirën në të gjitha produktet që ata kërkojnë”, tha Haxholli.
Ndërsa, Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, tha se zgjerimi i veprimtarive të tilla përveç që krijon vende të reja të punës, rrit cilësinë dhe konkurrencën.
“Secila hapje e pikave të tilla në Ferizaj apo anembanë Kosovës natyrisht se nënkupton vende të reja të punës edhe nënkupton atë që është më e rëndësishme, shërbime më të mira për konsumatorë, kështu që besoj se duhet të shohim shumë më shpesh ngjarje sikurse kjo dhe në një mjedis të tillë ku konkurrenca është e pranishme ata që përfitojnë më së shumti janë konsumatorët qoftë në aspektin e cilësisë së shërbimeve, qoftë në aspektin e çmimeve të produkteve të cilat i blejnë, kështu që një konkurrencë e tillë formale brenda një sektori të formalizuar është e mirëpritur”,tha Zeka.
Kurse qytetarët të cilët kishin ardhur në hapjen e kësaj qendre në Ferizaj, u shprehën të kënaqur për hapjen e këtij marketi në këtë qytet, meqë thanë se më nuk kanë nevojë të udhëtojnë nëpër qytete tjera ku ekzistonte kjo qendër.
“Po besoj se Ferizaj është bërë një qendër jashtëzakonisht tregtare, “INTEREX” është një kompani e cila i ka çmimet e volitshme dhe gëzohem shumë që është hapur në Ferizaj dhe qytetarët do të kenë mundësi të blejnë produkte me një çmim më të ulët që edhe kanë nevojë, shumë vite më parë ka qenë në Fushë Kosovë dhe me të vërtet kemi ble gjëra që kanë qenë shumë më mirë se në dyqanet e tjera dhe për mua është gëzim që ka ardhur edhe në Ferizaj se me shkua atje ka shpenzime, kështu që është mirë për qytetarët e Ferizajt”, tha Habib Musliu.
“Çmimet e mira, ishin çmime që na u përgjigjen edhe neve popullatës po besoj që ja ka vlejtur që është hapur”, tha Veli Sherifi.
“Në Gjilan më ka ra shumë herë me shku, ndërsa tani s’ka nevojë me shku, ka pas nevojë për këtë qendër, edhe pse ka boll të tjera, por edhe popullata është shtuar”, tha Bejtush Latifi.
Qendra tregtare “INTEREX”, aktualisht operon me 20 pika shitëse në vend.