Syla: Rriten të hyrat vetanake për 15%

0

Drejtoresha e Financave Lirie Syla, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se që nga janari i këtij viti, komuna e Ferizajt ka shënuar ngritje të të hyrave vetanake për 15%, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar dhe vetëm gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti ka shpenzuar 23% të buxhetit nga mbi 26 milionë sa është buxheti i komunës për këtë vit.

“Gjatë periudhës 2017 janë inkasuar në vlerë prej 684 mijë e 334 euro, dhe këtu nuk janë të përfshira të hyrat nga participimi i qytetarëve dhe vlera e inkasuar krahasuar me vitin paraprak ëshët 15, 45%, gjithashtu shpenzimet buxhetore që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe raportuese janë diku mbi 23%, e posaçërisht ai i grantit që është një shpenzim në kuadër të normales”,tha Syla.

Syla gjatë kësaj konference kërkoi nga qytetarët që të interesohen më shumë rreth faljes së borxheve të tatimit në pronë.

“Unë thërras qytetarët e komunë së Ferizajt, të cilët janë obligues tatimor, që të frekuentojnë zyrat e tatimit në pronë, me qëllim të informatave sepse ligji mbi faljen  e borxheve akoma është në fuqi deri në shtator të këtij viti”,theksoi Syla.

Buxheti për vitin 2017 për komunën e Ferizajt, është 26 milionë e 480 mijë euro, prej të cilave mbi 22 milionë janë nga granti qeveritar dhe mbi 4 milionë janë të hyra vetanke. / TELEVIZIONI TEMA /

Share.