Shteti ngrit kallëzim penal ndaj 13 zyrtarëve të komunës së Ferizajt

0

Burime brenda prokurorisë së Ferizajt bëjnë të ditur se njësiti i hetimeve të krimeve të rënda pranë policisë së Kosovës, pas hetimeve të urdhëruara nga prokurori i shtetit, dje ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtorisë së urbanizmit të Ferizajt, si ndaj disa anëtarëve të komisionit komunal për shqyrtim të ankesave të qytetarëve.

Këto burime bëjnë të ditur se ky kallëzim penal është ngritur me dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe në disa raste për falsifikim të dokumenteve, që ndërlidhen me procesin e shqyrtimit të ankesave të qytetarëve në planin e ri zhvillimor të komunës të Ferizajt.

Share.