Serbët vizitojnë kishën ortodokse në Ferizaj

0

Tre autobusë të mbushur me qytetarë nga Beogradi sot vizituan kishën ortodokose në Ferizaj, me rastin e ditës së Shën Roshit.

Këta qytetarë që thanë se u lindën dhe gjysmën e jetës e kaluan në këtë qytet, u shprehën të lumtur që po e vizitojnë Ferizajn.

 “Sot është festë, festa fetare e qytetit tonë Ferizajt, andaj erdhëm kështu në mënyrë të organizuar. Erdha të vizitoj edhe vendlindjen time, pas shëtitjes nëpër qytetin tim të lindjes, shëtita dhe e pashë që kishte ndryshuar shumë, është qytet i bukur, isha edhe në vizitë tek fqinjët e mi ku kalova shumë mirë, më pastaj do të shkoj në varreza ku do të ndezi qirinj për prindërit e mi dhe kjo është e tëra, më vjen keq që për shkak të kohës nuk po mundem të shkoj të vizitoj edhe çerdhen e fëmijëve sepse po të ishte këtu afër do të doja të shkoja dhe të rikujtoja kohën e kaluar me kolegët, por tani është larg dhe nuk më premton koha. Nuk po takoj të njohur sepse shumica që po i shoh janë të rinj të cilët kanë lindur pas kohës kur unë kam shkuar nga këtu, por jam e lumtur që po eci nëpër qytetin tim”, tha Zorica Rexhiç.

Kam jetuar në Fshat të Vjetër deri në vitin 1999, nga Nishi  nuk kishte vend në autobus ishin vetëm 30 persona, ndërsa në autobusin tim ishin 40 veta nga Kragujevci, Beogradi dhe Novi Sadi’’, tha  Novica Okileviç.

“Erdhëm sot këtu, përndryshe unë jam e lindur këtu. Erdhëm sot sepse është 11 shtatori, dita  e kishës, dhe është njëkohësisht një rast për të vizituar varrezat tona. Vijmë pothujase çdo vit sepse kjo është vendlindja ime. Kjo pjesa këtu ka mbetur pothuajse e njejtë, ndërsa pjesa tjetër ka ndryshuar shumë, por është qyteti i njejtë të cilin e duam dhe në të cilin e kam kaluar rininë”, tha Mira Açimoviq.

“Është dita e kishës, Ferizaj shumë i bukur, më i mirë se që ka qenë, tha një tjetër qytetar serb.

Të pyetur se çfarë mendojnë për qeverinë e re të formuar të shtunën, ku tri ministri dhe një zëvendëskryeministër janë nga Lista Serbe, këta qytetarë serb thonë se nuk u intereson fare kjo gjë.

‘’Kam dëgjuar diçka në televizion por me të thënë të drejtën mua nuk më intereson fare politika sepse unë jam 70 vjeçe dhe më intereson të shoh qytetin tim të lindjes për të cilën gjë edhe kam ardhur sot’’, tha Zorica Rexhiç.

‘’Po kam dëgjuar që janë tre ministra dhe kaq”, tha  Novica Okileviç.

‘’Sa i përket qeverisë, nuk kam ide, as njëra as tjetra,  secila qeveri po punon për vete”,tha Mira Açimoviq.

‘’Sa i përket ministrave duhet me qenë mirë me siguri, është mirë për të gjithë  besoj”, tha një tjetër qytetar serb.

Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit u vërejt një numër më i madh i qytetarëve që kishin ardhë nga Serbia për ta vizituar kishën ortodokse në Ferizaj.

Share.