Rrëzohet helikopteri i emergjencave në Itali me gjashtë persona në bord

0

Një helikopter i emergjencave, që besohet të ketë qenë duke transportuar gjashtë persona, është rrëzuar në një zonë malore në Italinë qendrore të martën, por deri më tani nuk raportohet për dëme.

Një zëdhënës i departamentit për mbrojtjen civile ka thënë se sipas raporteve të para, helikopteri kishte marrë një person të lënduar gjatë skijimit, raporton Reuters.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën tjetër të pistës malore italiane Gran Sasso, rreth 100 km nga vendi ku u zhvillua operacioni masiv i shpëtimit pas ortekut të javës së kaluar që rrënoi një hotel në po të njëjtin rajon të Italisë.

Mediat italiane raportuan se helikopteri ishte nisur drejt një spital në kryeqytetin provincial të L’Aquila pasi kishte marrë skiatorin e lënduar.

Share.