Pronari i parcelës afër shkollës së Prelezit i quan të pakuptimta kundërshtimet e banorëve

0

Protestës e kundërshtimeve të banorëve të fshatit Prelez lidhur me parcelën e privatizuar vite më parë, që ndodhet në afërsi të shkollës së fshatit, iu përgjigj pronari legjitim i kësaj prone Hasan Elezi. Ai i konsideron të pakuptimta kundërshtimet e banorëve duke thënë se 73 hektarë tokë i bleu 4 vite më parë përmes një ankandi publik nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.

“Para katër viteve janë blerë këto toka tender në AKP, afër 73 hektarë, e kena blerë komplet ka qenë në ankand publik, ata e kan ditë që është në shitje po nuk ju ka interesu me marrë, e tani thonë pse unë e kam marrë e t’ua kthej tokat, unë nuk i kam marrë tokat me ia kthy ndokujt, ata pretendojnë që është e tyre ose e shkollës, kjo është gabim shkolla e ka shfrytëzu tokën që bujqësisë në atë kohë apo komunës  nuk i ka interesu me punu dhe u ka thënë shfrytëzone, shkolla e ka pas në shfrytëzim pa asnjë të drejtë ndërsa tani është e imja ,e nxitjet e tyre për këtë debat që e bëjnë është i pakuptimtë, edhe ne nuk jemi për me i uzurpu tokat e shkollave, babi im ka qenë arsimtarë, i burgosur politk, e ne nuk jemi për me i marrë oborret e shkollave, nuk vie në shprehje, por nuk është oborr i shkollës, shkolla e  ka parcelën e vetë të regjisruar në komunë, ata që dojnë me ditë le të shkojnë me pa”,tha Elezi.

Elezi thotë se është i gatshëm të dialogoj me çdo akter, por thekson se nuk dëshiron t’i mohohet e drejta mbi pronësinë e asaj toke.

“Unë jam i gatshëm për çdo dialog për mirëkuptim, mirëpo nuk du me dëgju atë që kjo parcelë nuk është e imja sepse është e rëndë, sepse është e ndishme kur je pronar i një toke dhe thonë që s’je pronar i asaj, në qoftë se ka diçka le të më thërret komuna apo naj organizatë që thotë është një gabim, ne jemi të gatshëm me bisedu dhe nuk jemi ne me marrë oborr të shkollës, por s’ka të bëjë asgjë shkolla me truallin”,tha Elezi.

Sa i përket investimeve që do t’i bëj aty, Elezi thotë se nuk do të ndërtoj asgjë që bie në kundërshtim me ligjin apo që do t’i dëmtonte nxënësit që vijojnë në atë shkollë.

Share.