Përkujtohet Ilaz Ceka

0

Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta, është përkujtuar ish-veterani i luftës së UÇK-së dhe anëtari i Kuvendit të komunës së Kaçanikut, Ilazi Ceka, i njohur si komandant Qorri.

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik, nga të pranishimit u shqua lartë figura e komandant Qorrit.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kaçanik, Hajrush Luma, tha se Ceka dha një kontribut të madh në luftën e UÇK-së, duke mos kursyer as vetën për t’u sakrifikuar në çlirim të vendit.

Ndërsa kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, tha se Ceka përveç që kontriboi për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributi i tij nuk u ndal as në paqe, duke i shërbyer interesave të qytetarëve të Kaçanikut gjatë kohës sa ishte anëtar i Kuvendit Komunal.

Ilaz Ceka, pas luftës së UÇK-së, u angazhua në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë, ndërsa për dy mandate ishte edhe anëtar i Kuvendit Komunal në Kaçanik dhe kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kaçanik. / Qendresa Ramadani /

/ Televizioni Tema /

Share.