PDAK mbështet partinë që e formon qeverinë, PAI e pavendosur

0

 

Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim, në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës do të përfaqësohen me nga një deputet.

Si rëndom, edhe kësaj here PDAK thotë se do ta përkrah atë parti që i ka numrat për ta formuar qeverinë.

“Ai që e formon qeverinë ne me atë do të shkojmë, sepse neve na duhet ta përkrahim gjithmonë atë që e krijon qeverinë, tani për momentin me PAN-in jemi në diskutim dhe kandidati jonë do ta favorizoj atë nëse i arrin votat e duhura, nëse i ka numrat do ta ketë dhe numrin tonë, nëse nuk e  formon qeverinë natyrisht nuk e favorizojmë”, tha Hyzri Hasani, sekretar i PDAK-së.

Ndërsa, Qazim Rrahmani nga PAI thotë se partia e tij akoma është në fazën e konsultimeve, mirëpo shton se do ta përkrahin atë subjekt që i mbështet kërkesat e tyre.

 “Ne jemi në fazën e konsultave brenda partisë së PAI-së dhe pritet që këtë javë të bëhet kryesia e partisë për të vendosur për qëndrimet e tona që do t’i kemi, ne kemi pasur takime me të gjthë të nominuarit për kryeministër nga të gjitha subjektet e mëdha nga partitë shqiptare, jemi konsultuar me ta, por nuk kemi dhënë ende ndonjë PO ose JO për asnjërin, ne mendojmë që së pari duhet t’i qesim parimet tona si parti dhe ata të cilët do t’i mbështesin kërkesat tona ne do të jemi aty”, tha Qazim Rrahmani nga PAI.

Përfaqësues të këtyre subjekteve thonë se janë duke shikuar mundësinë që komuniteti RAE, i cili kësaj here në Kuvend do të ketë 4 deputetë, ta formoj një grup parlamentar.

Ndryshe, kjo pakicë ka ngritur edhe një tjetër shqetësim. Sipas tyre institucionet e deritanishme po e priviligjojnë komunitetin serb, ndërsa komuniteti Ashkali, Rom dhe Egjiptas po anashkalohet. / QENDRESA RAMADANI /

/ TELEVIZIONI TEMA /

Share.