Pako e re fiskale varfëroi shportën e konsumatorit

0

Që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve fiskale, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), çmimet e konsumit kanë shënuar rritje, duke e varfëruar shportën e konsumatorit. Nga të dhënat e indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vërehet se ka pasur rritje të çmimeve të produkteve të konsumit. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2 përqind në muajin shkurt, krahasuar me muajin janar 2017-të.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2017 me muajin shkurt 2016 ishte 1.7%. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te buka, drithërat, pemët, qumështi, djathi, vezët, sheqeri, ëmbëlsirat, kafeja, çaji dhe kakao.

Pavarësisht të dhënave zyrtare të ASK-së, që e dëshmojnë rritjen e çmimeve për të cilat është liruar TVSH nga 16 në 8 përqind si buka, vezët, qumështi e tjera, ministri i Financave, Avdullah Hoti, nuk e pranon se zbritja e TVSH-së ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Ai madje thotë se Qeveria nuk është e shqetësuar për sa i përket inflacionit

Share.