Nis gara ‘’Tour de Kosova’’ në Ferizaj

0

36 çiklistë vendor e ndërkombëtar janë tubuar sot në Ferizaj për të filluar nga këtu garën e çiklizmit e cila po mbahet për të 17–tën herë me radhë e emërtuar si “Tour de Kosova”.

Organizatorët e këtij aktiviteti sportiv thanë se pjesëmarrës edhe kësaj radhe janë disa klube nga Holanda, Belgjika, Bullgaria, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria.

“Çiklistët holandez dhe bullgarë janë duke dominuar këtë garë dhe besojmë që sot edhe çilkistët kosovarë do të tregojnë një performancë më të mirë  dhe unë mendoj që kosovarët çiklistë janë junior, unë me federatën dhe anëtarët e bordit kemi menduar që performanca dhe eksperienca e tyre do të jetë më e angazhuar që në të ardhmen do të jemi më të gatshëm në arenën ndërkombëtare”, tha Avni Nuha , udhëheqës i Federatës së Çiklizmit.

Nuha u shpreh i pakënaqur me mospërkrahjen financiare të sportit nga institucionet shtetërore.

“Duhet të punohet më shumë, Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit të Kosovës fatkeqësisht nuk ka ndihmuar ende dhe nuk ka ndarë mjete për asnjë federatë, unë mendoj se duhet të bëhet një sensibilizim nga federatat dhe të merren parasysh që në të ardhmen të ketë një përkrahje nga institucionet relevante”, theksoi Nuha.

Ndërsa, çiklistët thanë se gara duket se sivjet do të jetë më e fortë.

“Gara ka qenë shumë e mirë dhe po më pëlqen vendi këtu qenka i bukur, edhe njerëzit janë shumë mikërpitës, po më pëlqejnë shumë”,tha

“Gara dje ishte e fortë kishte konkurencë mjaftë të mirë, nuk ishte ashtu siç e prisnim, por shpresoj që ta përmirësojmë kohën si ekip dhe të marrim vendin e parë apo të dytë, infrastruktura është e mirë, mendoj se na duhet edhe më shumë garë që të pozicionohemi mirë”, tha Luan Haliti.

Destinacioni i sotëm i garës ‘’Tour de Kosova’’, ishte drejt Gjakovës në një gjatësi prej 140 kilometrave.

Share.