Klubi i notit ‘’Kastrioti’’ pranon donacion nga bashkatdhetarët

0

Vullneti për ta ndihmuar vendlindjen po vazhdon edhe më tej nga bashkatdhetarët tanë.

Murat Shaqiri dhe Hajrullah Zejnullahu, nga Zvicra sollën pajisje për klubin e notit “Kastrioti” në Ferizaj.

Hajrullah Zjenullahu, thotë se ideja për ta ndihmuar klubin e notit “Kastrioti”, erdhi nga vajza e tij e cila vitin e kaluar mori pjesë në garat e notit në Ferizaj dhe pa nevojat që ka ky klub.

“Ideja më ka ardhë nga vajza ime e cila merret me not në Zvicër që 9 vite. Vitin e kaluar patëm vendos me ardhë këtu me u marrë me not, duke parë mungesën  e shumë mjeteve elementare që mungojnë për not, ideja ka qenë pikërisht e saj që të ndihmojmë, ajo më ka thënë se aq sa është e mundur duhet me i’u ndihmu diçka, duhet me i’u pru sepse nuk kishin pas asgjë, as gjërat elementare të notit, unë përveç Rinës i kam edhe dy fëmijë të tjerë që merren me not dhe e pëcjelli këtë sport dhe më shtyn që të ndihmoj këtu këtë sport”,tha Zejnullahu.

Udhëheqësi i sektorit të Sportit në Ferizaj, Bashkim Haxhimusa, njoftoi se nuk është hera e parë që këta bashkatdhetarë ndihmojnë klubin e notit ‘’Kastrioti’’, por theksoi se kësaj here vlera e donacionit është më e madhe.

“Që të dy kanë bashkuar disa mjete dhe na kanë sjellë torba, kapela dhe syze për notuesit ferizajas, diku në sasi prej 50 kapelave dhe torbave, kështu që për neve është një ndihmë shumë e madhe, edhe herën e kalur kanë sjellë peshqira dhe pjesë tjera të rekuizitave sportive, por megjithatë kësaj radhe e ka mbush sepse edhe i ka shtypur të gjitha me llogën Kastrioti’’, tha Haxhimusa.

Kryetari i klubit të notit “Kastrioti” Hazir Gashi, tha se nevoja për këto pajisje që kushtojnë goxha shumë, ka qenë e madhe.

“Ky është rast i mirë që t’i falenderojmë që kanë gjete mundësinë të na sjellin donacionin për klubin e notit “Kastrioti” të Ferizajt, dhe këto janë paisje të shtrenjta, është vështirë që në kushtet të cilat po funksionojmë ne të sigurojmë këto pajisje dhe këta nga Zvicra nuk janë kursyer dhe na kanë sjellë këto pajisje, ky not aq më tepër sivjet ka nevojë të masivizohet, ku të gjithë e dimë për fatkeqësitë që na kanë ndodhur në bregdetin tonë dhe pikërisht një prej arsyjeve kryesore është që nuk kanë ditur not, pra me masovizimin, mësimin e notit, ne përveç që sigurojmë jetët tona ne mund të jemi një prej atyre që mund të shpëtojmë jetën edhe të tjerëve”, tha Gashi.

Ehind Braha, notues i klubit “Kastrioti”, tha se deri më tani sa herë kanë zhvilluar gara janë detyruar t’i blejnë vetë gjërat që u janë nevojitur.

“Më herët kur kemi notu i kemi ble gjërat tona, çantat e të gjitha, tash kur na kanë ardhë donacionet nga jashtë ne me këto garojmë dhe janë më të mira”, tha Ehind Braha.

Pas pranimit të këtij donacioni klubi i notit “Kastrioti”, në shenjë mirënjohje për bashkëatdhetarët kontribues zhvilloi një garë miqësore. / QENDRESA RAMADANI /

 / TELEVIZIONI TEMA /

Share.