Investimet e huaja direkte në Kosovë, shënojnë rënie

0

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se investimet e huaja direkte të pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivelin më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruar në vitin 2015.

“Në kuadër të strukturës së investimeve të huaja direkte me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Share.