Hoti: Vitin e kaluar u punësuan 22 mijë persona

0

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Avdullah Hoti thotë se 22 mijë persona jane punësuar në vitin 2016.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 kemi pasur 22,294 të punësuar të ri, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional”, ka shkruar Hoti.

Ai më tutje, duke dhënë një diagram të të punësuarve përgjatë tre vjetëve të fundit ka sqaruar se punësimet e vjetme janë trefish më të larta se ato të vitit 2014.

“Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014, kur kemi pasur vetëm 7,526 punëtorë të ri”, ka vijuar postimi i Hotit.

Share.