Ferizajasit nuk presin ndryshime pozitive nga qeveria e re

0

Qytetarët e Ferizajt nuk presin ndryshime pozitive në vend nga qeveria e re e Kosovës. Ata thonë se nuk mund të ketë ndryshime për të mirë nga njerëzit që deri dje ishin në krye të institucioneve kosovare ngase, sipas tyre, ata dëshmuan se sa janë të gatshëm të punojnë për qytetarët e Kosovës.

“Bash asgjë nuk presim dhe tmerri më i madh është që kuku për ne në këtë vit fomojmë qeveri me kushte të serbëve, qysh dojnë ata e jo ne, e kjo është katastrofë, çka do të thotë me marrë serbët Ministrinë e Bujqësisë, ky është tmerr i Zotit kur sot 60 milionë euro i kanë të gatshme e 100 tjera i marrin, buka e shtin në lëvzije njeriun, njeriu prodhon, kur ne nuk e kemi bujqësinë nuk e kemi as shtetësinë e as unitetin”, tha Feriz Retkoceri.

“Kurgja nuk presim, qeveri më të dobët nuk mundesh me gjetë askund në botë, unë e kam kërku Evropën sepse e kam pensionin e Gjermanisë, kam dhënë pare për këtë qeveri e s’ka asgjë hiç, qeveri ma e dobët kurrë s’ka me qenë më, qata janë të njejtë.  E kish pas ble njani një kurban e shkon rrugës e i thotë hec more dreq, e i thotë njani mos i thuj ashtu se nuk ban, kthen e merr tjetrin edhe i thotë kthehu se edhe ky është si ai i pari”, tha Sefë Kashatanjeva.

Sen nuk ka, po çuditemi edhe ne, as nuk ka perspektivë për të rinjtë as asgjë”, tha Sahide Kashtanjeva.

“Është një mençuri antike e vjetër, më mirë me pas hyqmet, se mos me pas hiç, çfarëdo që të jetë”, tha Abdullah Zymberi.

“Këtu janë shumë faktorë, nuk është vetëm faktori i brendshëm por edhe i jashtëm”, tha një qytetar tjetër.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë u organizuan më 11 qershor. Përmes votës, qytetarët zgjodhën 120 deputetët e përbërjes së re të Kuvendit. Megjithatë, Kuvendi mbeti i pakonstituuar për gati 3 muaj, pa konstituimin e të cilit nuk mund të bëheshin hapat tjerë kushtetues e ligjor për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

Share.