Edhe një familje bëhet me kulm mbi kokë falë ‘’FSHKQJ’’ dhe ‘’Feniks’’

0

Humanizmi i njerëzve të vullnetit të mirë nuk po shuhet. Falë tyre shumë familje po gëzohen. Fatin e tillë e ka pasur edhe familja Koliqi nga Lupçi i Ulët i Podujevës, e cila sot hyri në shtëpi të re, që u ndërtua falë shoqatës  “Femrat shqiptare kudo që janë” nga Suedia dhe shoqatës ferizajase “Feniks”.

Kryetarja e shoqatës ‘’FSHKQJ’’, Fatime Nuli, tha se përveç këtyre tri shtëpive sa kanë ndërtuar deri më tani, planifikojnë që aktivitetin bamirës të mos e përfundojnë me kaq.

“Falenderoj shumë çdo femër shqiptare kudo është në grupin tonë që ka kontribuar për këtë familje, gjithashtu edhe shoqatën “Feniks” për një bashkëpunim që kemi shumë të mirë dhe uroj që kjo familje të gëzoj këtë shtëpi me çdo të mirë, besoj që kemi me gëzu edhe më shumë familje në vendin tonë”, tha Fatime Nuli.

Edhe kryetari i shoqatës ‘’Feniks”, Milaim Jashari, theksoi se derisa të vazhdoj ky humanizëm nga qytetarët, kjo shoqatë nuk do të ndalet duke ndihmuar familjet nevojtare.

“Unë e përshëndes Fatimen së bashku me miket e saja që kanë bërë një punë të madhe duke i rehatuar këto familje që kanë nevojë. Shoqata ‘’Feniks’’ ka bashkëpunim me këto motrat tona të cilat bëjnë një punë shumë të madhe dhe shoqata “Feniks” nuk do të ndalet, kjo është shtëpia e 13 sivjet, unë nuk do të flas shumë sepse vetë populli po flet i cili ka bërë një punë shumë të madhe së bashku me shoqatën “Feniks”, theksoi Milaim Jashari.

Kryefamiljari Ragip Koliqi u shpreh falenderues ndaj donatorëve.

“Falenderoj donatoren Fatime Nuli si dhe shoqatën e saj për ndërtimin e kësaj shtëpie, falenderoj edhe shoqatën humanitare ‘’Feniks” nga Ferizaj, e grupin e tij që kanë bërë tërë këtë punë e nuk kanë kursy asgjë nga vetja, falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimine kësaj shtëpie”, tha Ragip Koliqi.

Përfaqësues të shoqatës “Feniks” thanë se së shpejti do të përurojnë edhe 7 shtëpi të tjera, duke bërë me dije se vetëm këtë vit planifikojnë të ndërtojnë mbi 20 shtëpi. / QENDRESA RAMADANI /

/ TELEVIZIONI TEMA /

Share.