BB: Kosova me rritje ekonomike më të madhe në rajon

0

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, gjatë një konference për media, prezantoi raportin më të ri ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se rritja ekonomike e parashikuar në 3.6% në vitin 2016- të, u krijua nga konsumi dhe investimet. Në vitin 2017 parashikohet 3.9% nga investimet publike dhe konsumi.

Sipas tij, rritja ekonomike krijoji punësim dhe zvogëloi varfërinë në vitin 2016, megjithatë nevojitet ende përmirësim. Ai shtoi se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhe në rajon.

Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.

Share.