ATK mban seminar me tatimpaguesit e rajonit të Ferizajt

0

Administrata Tatimore e Kosovës, mbajti seminar me tatimpaguesit e regjionit të Ferizajt, me qëllim të informimit për deklarimin vjetor dhe pasqyrat financiare, mënyrën e aplikimit të ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit, si dhe për mënyrën e raportimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, përmes Sistemit Elektronik – EDI.

Drejtori i ATK-së për regjionin e Ferizajt, Avdi Jakupi, tha se seminaret e tilla që po organizon ATK-ja, kanë për qëllim t’i njoftojnë tatimpaguesit për detyrimet ligjore që kanë.

 “Ne ende kemi disa shifra që na tregojnë se kemi evazion fiskal, për të cilin ne jemi çdo ditë duke bashkëpunuar edhe me bzineset që këtë proces ta zyrtarizojmë dhe bizneset të jenë në harmoni të procedurave ligjore që mos të pësojnë nga gjobitjet apo sanksionet ligjore. Në regjionin e Ferizajt kemi mbi 13 mijë biznese por jo të gjitha janë aktive, në evidencat tona janë afër 9990 mijë biznese që duhet të jenë aktive që herë pas here bëjnë deklarime dhe ne jemi duke operuar që ata të kenë njohuri rreth detyrimet ligjore që i presin”,tha Jakupi.

Ndërsa anëtari i Këshillit të Kosovës për raportim Muhamet Aliu, theksoi se të gjitha ndërmarrjet  e mëdha janë të obliguara të raportojnë pasqyrat financiare, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba, që kapin vlerën mbi 20 mijë euro.

“2017-ta është viti ku pasqyrat financiare do të kontrollohen nga inspektorët e Administratës Tatimore, nuk do të vlen vetëm një libër i blerjes dhe i shitjes, por janë të detyrueshme pasqyrat financiare dhe të gjitha ndërmarrjet që klasifikohen ndërmarrje të mëdha janë të detyruara të ndërtojnë pasqyra financiare, të bëjnë raportim dhe auditim, ndërsa ndërmarrjet e mesme dhe të vogla nuk janë të obliguara të raportojnë por duhet të ndërtojnë pasqyra financiare, ndërsa me raportu nënkupton me ndërtu pasqyra financiare dhe të publikohen edhe për qytetarë”,tha Aliu.

Ky seminar me tatimpaguesit e regjionit të Ferizajt,  është në kuadër të ciklit të seminarëve që po mbahen nëpër rajone të Kosovës. / TELEVIZIONI TEMA /

16930791_10210789263960960_1750227974_o 16930960_10210789263760955_1745155772_o 16935525_10210789264080963_581783487_o 16935859_10210789264120964_2054970953_o

Share.